Shpëtimi i Hebrenjve/ Ambasadori Gendler: Po ia tregojmë gjithë botës historinë e Shqipërisë!

Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, nënvizoi se Shqipëria është një shtet model


Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të viktimave të Holokaustit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Ambasadorin e Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler, vizitoi stendat me foto dhe fakte historike të ekspozuara pranë Memorialit të Holokaustit te kodrat e Liqenit, ku u shpreh se kjo është një ditë për të cilën Shqipëria krenohet, sepse është një nga vendet e rralla në botë që strehoi dhe shpëtoi hebrenjtë.

“Sot është dita kur e gjithë bota, jo vetëm Shqipëria, reflekton mbi Holokaustin. Përkujtojmë një nga ngjarjet më tragjike të historisë sonë njerëzore, shfarosjen e 6 milionë hebrenjve. Ajo që ndodhi në vitet 1941-‘45 nuk filloi në vitin 1933. Kultura e urrejtjes, e përçarjes, e shpifjes dhe e damkosjes së tjetrit kishte nisur kohë më parë. Por, edhe pse sot jemi larg tragjedive si gjenocidi, kultura e përçarjes, e shpifjes, e damkosjes dhe e urrejtjes kultivohet ende; ka ende njerëz që akuzojnë pa fakte”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se duhet të reflektojmë nga gabimet e së shkuarës dhe të ndahemi nga gjuha e urrejtjes. “Nuk ka rëndësi nëse je kryetar bashkie, ambasador, politikan etj., duhet të kuptojmë se ato që themi sot, vërtet nuk shkaktojnë gjenocid apo përplasje fizike, por në afatgjatë e helmojnë shoqërinë. Prandaj, është shumë e rëndësishme të mos i përsërisim gabimet, duhet të reflektojmë dhe të kuptojmë se, gabimet e së kaluarës, jo vetëm gjatë Holokaustit, por edhe me ngjizjen e gjuhës së urrejtjes dhe damkosjes së njerëzve për bindje ose etni, na çojnë në tragjedi të tilla”, deklaroi ai.

Veliaj solli shembullin e familjes Biçaku nga Qerrishta e Elbasanit, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi 26 hebrenj. “Holokaustin e shkaktoi ligësia, urrejtja dhe përçarja, por dashuria e ka fuqinë më të madhe. Familja Biçaku nuk ishte një familje pasanikësh, por zemrën e kishin të pasur. Ata kishin tjetër botëkuptim, pavarësisht se nuk ndanin të njëjtën fe me hebrenjtë që strehuan dhe shpëtuan. Shqiptarët e thjeshtë, kryesisht të besimit mysliman, hapën dyert për ta. E kjo tregon se fuqia e dashurisë e mund urrejtjen, fuqia e dritës e mund errësirën, fuqia e bashkimit e mund përçarjen”, shtoi ai.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, nënvizoi se Shqipëria është një shtet model, i cili duhet ndjekur për veprat e mira. “Jemi krenarë që jemi këtu dhe ndiejmë detyrimin t’ia rrëfejmë gjithë botës historinë tuaj. Historia juaj nuk është vetëm një histori e së shkuarës, por i përket edhe së ardhmes, brezave që do të vijnë, dhe kjo është diçka unike dhe e pabesueshme. Si ambasador i Izraelit dhe përfaqësues i kombit hebre ju falenderoj për këtë, juve personalisht dhe popullin tuaj”, tha ai.

Kryebashkiaku Veliaj dhe Ambasadori Gendler vendosën buqeta me lule dhe ndezën edhe qirinj në Memorialin e Holokaustit, në Parkun e Liqenit Artificial.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023