Kosova hap Ambasadën në Jerusalem, bashkëpunim i fuqishëm dhe reputacion ndërkombëtar

Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, njoftoi të dielën, më 14 mars, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.


Kosova zyrtarisht ka hapur Ambasadën e saj në Jerusalem, njoftoi të dielën, më 14 mars, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës.

“Në pamundësi për të qenë prezentë në Jerusalem, përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që pllakën e zbuluar nga ministri (i Jashëm i Izraelit, Gabriel) Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

MPJD-ja thotë se me hapjen e hapjen e Ambasadës së saj në Jerusalem, Kosova ka përmbushur zotimin e dhënë më 1 shkurt, kur të dyja shtetet vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem do të përkushtohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin bilateral dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës”, thotë Ministria e Jashtme dhe e Diasporës.

E ngarkuara me punë e Kosovës në Izrael është Ines Demiri.

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem u parapa në Marrëveshjen e 4 shtatorit, kur Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.

Në dokumentin e nënshkruar nga Kosova, është paraparë njohja e ndërsjellë me Izraelin, ndërkaq, në rastin e Serbisë, është paraparë zhvendosja e Ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem, gjë që ende nuk ka ndodhur.

Komunikatë e Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 Shtatorit, e cila siguron njohjen e ndërsjellë midis Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, dhe në Angazhimin e Qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë së Izraelit dhe Administratës së SHBA-ve, dhe veprimet që janë ndërmarrë që nga 1 Shkurtit, të Dielën, më 14 Mars 2021, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka vendosur të shpallë zyrtarisht hapjen e Ambasadës së saj në Shtetin e Izraelit, me seli në Jeruzalem.
Gjatë ceremonisë së vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të mbajtura më 1 shkurt 2021, Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit ekspozoi pllakën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.
Në pamundësi për të marrë pjesë në përfaqësuesit e shtetit të Kosovës në Jeruzalem, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael të vendosë Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, së bashku me flamurin e shtetit, në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.
Vendosja e misionit diplomatik në Jeruzalem pasqyron angazhimin e Qeverisë së Kosovës, për të përmbushur premtimin e saj dhe për të avancuar marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Jeruzalem do të angazhohet fuqimisht për të rritur bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023