Canaj takon Demirin: Urime Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua në premisat e Ambasades se Kosoves me të Ngarkuarën me Punë të saj, znj. Ines Demiri.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj u takua sot ne premisat e Ambasades se Kosoves me të Ngarkuarën me Punë të saj, znj. Ines Demiri.
Ai i uroi fillim të mbarë të misionit të saj diplomatik në shtetin e Izraelit, duke e konsideruar njohjen reciproke dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve si një hap të rëndësishëm në intensifikimin e raporteve bilaterale mes tyre.
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem erdhi si pasojë e nënshkrimit në 4 Shtator 2020 të Marrëveshjes së Uashingtonit në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku përfshihej njohja reciproke mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.
Më 1 shkurt 2021, Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit, përmes një ceremonie solemne (virtuale) nënshkruan Marrëveshjen për Vendosjen e Marrëdhënieve Diplomatike., gjatë së cilës Ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, z. Gabriel Ashkenazi zbuloi edhe pllakën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael, me seli në Jeruzalem.