Hapja e Ambasadës në Jerusalem, Konjufca: Është gabim lëvizja e saj nëse rrezikohet njohja e Izraelit

Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.


Glauk Konjufca është shprehur se Lëvizja Vetëvendosje me të ardhur në Qeveri do ta shqyrtojë me shumë kujdes çështjen e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit.

“Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike do ta shqyrtojmë më kujdes. Çështja ka shkuar shumë larg. Është hapur ambasada. Nëse do ta zhbësh ambasadën e cila lëkund njohjen nga Izraeli nuk duhet të ndodhë”, ka thënë Konjufca, njofton Klan Kosova.

“Mendoj që lëvizja e ambasadës nuk duhet të bëhet me çmimin e rrezikimit të njohjes së Izraelit. Është gabim për shtetin e Kosovës mendoj unë”.

“Kjo që për ne erdhi një njohje me rëndësi në kohën kur ishim të mbështetur për muri prej fushatës agresive të Serbisë për çnjohje që arriti mes 10-12 notave verbale që mori Serbia. Kjo ishte një prapakthim për Kosovën dhe në këtë proces kur ndodh njohja nga Izraeli, duhet të cmohet. Albin Kurti si kryeministër në ardhje e ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”.

Konjufca në Rubikon ka përmendur se lokacioni i vendosjes së ambasadës në Jerusalem, ka qenë dakordim verbal mes Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministri të Izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Jerusalemi si koncept dhe lokacion nuk përmendet askund në mënyrë të shkruar në marrëveshjen që e ka bërë Kosova me SHBA. Në një dokumentin që e ka nënshkruar Qeveria Hoti që është më shumë zotim para Trump… në ato sa i përket Kosovës dhe pjesës së Kosovës nuk përmendet Jerusalemi si lokacion. Siç duket në bisedën telefonike, gojarisht e kanë shërbyer Hoti me Netanyahun derisa kanë folur për hapjen. Është premtim gojor i Qeverisë Hoti ndonëse jo i dakorduar në dokumentin zyrtar”. / Klan Kosova/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023