Universiteti i Tiranës miraton përkufizimin e IHRA për Antisemitizmin
Senati Akademik i Universitetit të Tiranës miratoi unanimisht përkufizimin e IHRA për Antisemitizmin, sipas përcaktimit të bërë nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
Pas vendimit të marrë nga Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë, për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen kundër Antisemitizmit/ CAM (Combat Antisemitism Movement) dhe miratimit të përkufizimit të IHRA për Antisemitizmin”, edhe Senati i Universitetit të Tiranës (https://unitir.edu.al/) miratoi unanimisht përkufizimin e IHRA për Antisemitizmin.
Në Vendimin e Senatit Akademik të Universitetit të Tiranës (UT), që mban datën 30 mars 2021, të firmosur nga rektori i Artan Hoxha, shkruhet:
Të miratojë përdorimin e përkufizimit të antisemitizmit në Universitetin e Tiranës, sipas përcaktimit të bërë nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit dhe Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, e datës 22.10.2020,:
“Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje për hebrenjtë. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës së tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik”.
Sipas Senatit Akademik, ku vendim u përcillet të gjitha njësive përbërëse të Universitetit të Tiranës.
Ambasada e Shqipërisë në Izrael thekson në njoftimin e saj se, “një vendimmarrje e tillë u realizua fale bashkëpunimit me znj. Valentina Leskaj anëtare bordi e CAM me Universitetin e Tiranes”.
Pas vendimit të marrë nga Akademia e Shkencave e RSH, për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen kundër…
Posted by Ambasada Izrael on Wednesday, March 31, 2021