Mashtrimi më i madh ndonjëherë, ja si Izraeli futi në kurth liderët e Hamasit
Strategjistët e fushatës ushtarake shpërndanë lajmin se do të organizonin e një sulm nga toka, ndërsa kryen një sulm ajror. Terroristët e Hamasit nga frika u futën në tunele.
Mashtrimi më i madh ndonjëherë i realizuar nga ushtria izraelite. IDF kreu një nga truket më mbresëlënëse dhe të shkëlqyera që do të diskutohet në teorinë e luftimeve.
Strategjistët e fushatës ushtarake shpërndanë lajmin se do të organizonin e një sulm nga toka, ndërsa kryen një sulm ajror. Terroristët e Hamasit nga frika u futën në tunele.
Gjatë gjithë natës, afërsisht 160 aeroplanë të Forcave Ajrore të Izraelit, të ndara në 12 skuadrilje goditën mbi 150 objektiva nëntokësore në Rripin verior të Gazës, duke hedhur 450 bomba depërtuese, në një periudhë prej rreth njëzet minutash.
Paralelisht me sulmet e Forcave Ajrore, forcat tokësore, artileria dhe trupat e blinduara u vendosën përgjatë kufirit dhe gjuajtën qindra predha artilerie dhe dhjetëra predha tankesh kundër objektivave në Rripin e Gazës.
Gjatë sulmit, qëllimi i të cilit ishte dëmtimi i rëndë i tuneleve nëntokësore strategjikisht të rëndësishme që i përkisnin Hamasit, shumë kilometra të rrjetit të tuneleve u shkatërruan.