Ambasadorja Ines Demiri në kremtimin e 245-vjetorit të pavarësisë të SHBA
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë ë kremtimin e 245-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambasadën amerikane në Jerusalem.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë në kremtimin e 245-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambasadën amerikane në Jerusalem.
“Ishte nder dhe kënaqësi e madhe për mua të merrja pjesë në kremtimin e 245-vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ambasadën amerikane në Jerusalem, ku fjalë rastin mbajtën i Ngarkuari me Punë në këtë ambasadë, z. Michael Ratney, Kryeministri i Shtetit të Izraelit, z. Naftali Bennett, si dhe kongresisti z. Gregory Weldon Meeks. Kosova nderon dhe çmon lart miqësinë e saj të fortë dhe të kahershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ambasadorja e Kosovës në rrjetet sociale.