Forumi Ndërkombëtar kundër Anti-Semitizmit, Shqipëria midis 180 shteteve në botë!
Ambasadori IShqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, ishte pjesë e Forumit të 7-të Ndërkombëtar në Luftë kundër Anti-Semitizmit, i cili po zhvillohet onine në platformën “Zoom” dhe të vijojë deri ditën e enjte, datë 15 Korrik.
Ky Forum organizohet nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, nën sloganin: “Collective efforts for Collective impact”.
Në të marrin pjesë rreth 180 shtete, shumica do të jenë prezentë ‘online’.
“Nisma për ‘Global Forum to Combat Antisemitism’ u inicua në vitin 2003, organizator i të cilit ishte zv/kryeministri e njëherazi ministër i Diasporës, Natan Sharansky.
Agenda kryesore e Forumit të 7-të do të fokusohet ndaj mediave saciale, impaktit që ato kanë tek opinioni publik, si dhe në rritjen e frymës së anti-semitizmit në botë pas luftës 11 ditore Izrael- Hamas, në muajin Maj (Operation Guardian for the Walls), si dhe në hartimin e një Master Plan-Veprimesh për ndalimin e këtij fenomeni që nxit urrejtjen ndaj popullsisë hebreje”, shkruan ambasada e Shqipërisë në rrjetet sociale.