Poetja izraelite Gili Haimovich merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Rahovec, në Kosovë

Poetja e mirënjohur izraelite, Gili Haimovich, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë, që do të zhvillohet në datat 15- 17 shtator 2021, në Rahovec, Kosovë.


Poetja e mirënjohur izraelite, Gili Haimovich, do të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë (Edicioni i 7-të), që do të zhvillohet në datat 15- 17 shtator 2021, në Rahovec, Kosovë.

Ajo është poete dhe përkthyese bilinguale. Gili Haimovich është autore e dhjetë librave me poezi, katër në anglisht dhe gjashtë në hebraisht, si ka shkruar një libër multilingual të poezisë së saj Note.

Librat e saj të fundit janë Tokat e Premtuara (2020) dhe Ninullë (2021). Ajo fitoi konkursin ndërkombëtar të poezisë në Itali “I colori dell’anima” (2020) dhe “Ossi di Seppia” (2019) për poeten më të mirë të huaj, një grant ekselence nga Ministria e Kulturës në Izrael (2015) etj.

Poezitë e saja janë përkthyer në 30 gjuhë dhe janë paraqitur në antologji, festivale dhe revista të ndryshme botërore.

Më parë kanë marrë pjesë edhe Miriam Nieger Fleischman (2019) dhe Amir Or (2015).

Mirësi

Nuk mund të mbushësh mirësi në enët tua

Rrjedh në gropa të vogla, të ngushta,

Shpime në kanale prej loti.

Dhe është e pamundur, thjesht je i paaftë, të frikësohesh me dikë tjetër.

Të mbash me vete barrën e maleve,

Që është gjithmonë bregu i këshillave të liga,

Para së gjithash ti je lindur në Jerusalem.

E braktise aq mirë

Saqë kur të tjerët ta kthyen,

Nuk munde të vëresh nëse e jotja ishte ndryshe.

 

Shikimi i zogjve

Bota jonë na luti për ekzistencë

Ne e mbajtëm trimërinë tonë të fshehur

Nuk kishte dëshmitar për triumfet tona

Për kapërcimin edhe të një dite.

Të mos mund të shpëtosh edhe vetveten,

Ne u shtrimë në shtrat

Sikur ta humbnim betejën.

Në mëngjes, sikur shkëmbinjtë

Ne u shkrimë përsëri

Në trupa lundrues bosh.

I shikuam zogjtë

Nga lëndina jonë dhe shijuam

Jo vetëm lëvizjet e tyre –

Aftësinë e tyre të ardhjes nga një botë tjetër –

Por edhe vetë aftësinë tonë rritëse,

Duke qëndruar në këmbë e pa lëvizur

Për t’i vërejtur.

 

***

Lëkura e Dytë

Lëkura ime e dytë është përmalluar

Ashtu si e para.

Dhe nëna ime nuk më mbuloi me batanijen e sigurisë.

Çdo natë ia nisi nga e para.

Gjeneza e dritës

Lëvizja drejt shuarjes

Dritë, thikë

Prerje në izolim

Kujdes i ëmbël, besnikëri, tejdukshmëri

E lëkurës.

A më mbulon mua sikur mbështjellësja e dhuratës?

Vezullime, hije, kalojnë mbi lëkurën tënde,

Është e vetmja gjë që nuk të harron

S’ka asgjë.

Asgjë përveç mallëngjimit.

Dhe copëzat janë

Të vogla

Të mprehta

Sikur rreshtat e një poezie.

/Fekt.org/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023