Pas 14 vitesh, presidenti izraelit viziton Turqinë


Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog nisi sot një vizitë dy-ditore në Turqi, duke shënuar një përmirësim në marrëdhëniet që kanë qenë të tensionuara për më shumë se një dekadë. Korrespodenti i Zërit të Amerikës, Dorian Jones njofton nga Stambolli

Vizita e presidentit izraelit Isaac Herzog në Ankara është shenja më domethënëse e përpjekjeve për afrim mes dy vendeve.

Turqia tërhoqi ambasadorin e saj në vitin 2018 në shenjë proteste ndaj sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Por Ankaraja po kërkon të normalizojë marrëdhëniet.

“Turqia dëshiron të kapërcejë izolimin e saj rajonal. Për shkak të hapave të gabuar në politikën e jashtme, ka mbetur jashtë lidhjeve të aleancës në Mesdheun Lindor dhe në Lindjen e Mesme. Vakumi që krijoi Turqia u dha mundësi forcimi vetëm rivalëve të saj rajonalë”, mendon Selin Nasi, analiste e politikës.

Ka pasur protesta të vogla nga mbështetësit e palestinezëve përpara vizitës së presidentit izraelit. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka qenë një mbështetës i fortë i çështjes palestineze.

Zoti Herzog pritet të ngrejë shqetësimet izraelite se Stambolli është bërë një bazë për Hamasin, për të organizuar sulme kundër tij. Por analistët thonë se zyrtari izraelit do të jetë i kujdesshëm. Qëllimi është që Izraeli të përmirësojë lidhjet me Turqinë.

“Në thelb, Izraeli e pranon rolin e rëndësishëm që ka Turqia në Lindjen e Mesme. Është një vend i madh, një fuqi e madhe. Kërcënimi kryesor i Izraelit në Lindjen e Mesme është kërcënimi iranian; nuk i duhen të gjitha këto tensione me Turqinë; nuk është e dobishme për të”, thotë Gallia Lindenstrauss, nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Shqetësimi kryesor i Izraelit është programi i energjisë bërthamore i Iranit dhe ndikimi në rritje iranian në rajon. Ankaraja gjithashtu e sheh këtë si problem të përbashkët.

“Presidenti Erdogan, në të kaluarën ka shprehur shqetësimet e tij për këtë, për ndikimin iranian. Ky shqetësim vazhdon të jetë”, thotë Ilnur Cevik, këshilltar i presidentit.

Energjia është një fushë tjetër e bashkëpunimit. Turqia është një treg potencial për gazin natyror izraelit. Analistët thonë se Ankaraja i sheh lidhjet e mira me Izraelin si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve me Uashingtonin.

“Turqia ka përfituar jashtëzakonisht shumë nga mbështetja e lobit izraelit në Kongresin Amerikan dhe duke pasur parasysh faktin se marrëdhëniet e Turqisë me Kongresin Amerikan, në veçanti, janë goxha problematike. Padyshim që ka një përpjekje për të rindërtuar koalicionin që ndihmoi politikisht Turqinë në Kongresin Amerikan”, thotë profesori Soli Ozel.

Uashingtoni ka mirëpritur përpjekjet për marrëdhënie të mira mes këtyre dy vendeve. Vizita e zotit Herzogut shihet si hapi i parë. Analistët thonë se një shenjë e suksesit të kësaj vizite do të jetë nëse të dyja palët bien dakord për një takim të ardhshëm midis presidentit turk Erdogan dhe kryeministrit izraelit Naftali Bennett. /VOA/

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023