Hoxhaj në Izrael: Kosova ka nevojë për njohjen tuaj


Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Kosovës Enver Hoxhaj është në ditën e dytë të vizitës në Izrael.

Hoxha theksoi nevojën e njohjes së Kosovës nga ky shtet. Hoxhaj gjatë takimeve atje ka thënë se Kosova ka nevojë për njohje si dikur Izraeli.

Hoxhaj u takua edhe deputetë nga Knesseti, Eli Nacht dhe Rina Frenkel me të cilët bashkëbiseduan për nevojën e thellimit të bashkëpunimit parlamentar mes shteteve tona që do të duhej të lëvizte drejt njohjes së Kosovës.

Ai takua edhe me përfaqësues të departamentit të tregtisë ndërkombëtare, njërit prej institucioneve kryesore të Izraelit në këtë fushë për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit ekonomik në sferën e teknologjisë informative, telekomit dhe bujqësisë mes Kosovës dhe Izraelit.

 

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook

Në ditën e dytë të vizitës në Izrael, në ligjëratën para një numri diplomatësh e studiuesish në Këshillin Izraelit për Marrëdhënie me Jashtë kam folur për nevojën e njohjes së pavarësisë duke theksuar se shtetet duhet të solidarizohen me njëra-tjetrën. Ashtu siç ka qenë dikur e rëndësishme mbështetja e shteteve të caktuara për Izraelin, edhe sot në vitin 2015 njohja nga Izraeli do të ishte shumë e rëndësishme. Më pas, në Universitetin e Arielit pos takimit me udhëheqësit e këtij institucioni kam mbajtur një ligjëratë para studentëve të Shkencave Politike. Atyre u thashë se jam në Izrael për të hapur një kapitull të ri marrëdhëniesh mes shteteve dhe shoqërive tona. Po ashtu, takova një grup studiuesish me shumë interes për çështjen e Kosovës dhe Ballkanit të Institutit Izraelit për Politika të Jashtme Rajonale. Një përvojë dhe mundësi e jashtëzakonshme për ta ripërsëritur kërkesën për njohje e pata në intervistat për televizionin e njohur iNews24 që emeton në tri gjuhë dhe Jerusalem Post. EHoxhaj

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023