Bashkëpunimi në fushën e arsimit, ministrja Edona Maloku pret ambasadoren Tamar Ziv

Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv


Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, e shoqëruar nga Granit Almong-Bareket nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit, në të gjitha nivelet.
Zëvendësministrja Maloku Bërdyna ka folur për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe për politikat prioritare të Qeverisë, me ç’rast është shprehur e kënaqur që Kosova dhe Izraeli po hapin rrugën e gjerë të bashkëpunimit në arsim.

Nga ana e saj ambasadorja Ziv e falenderoi zëvendësministren për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për ndarjen e përvojave më të mira në këtë fushë.
Gjatë ditës, Maloku Bërdyna e shoqëruar edhe nga zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Arsimit, së bashku me delegacionin nga Izraeli bënë një vizitë në Sh.F.M.U “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me qëllim që të shohin për së afërmi kushtet në të cilat zhvillohet procesi mësimor në vendin tonë.

Zëvendësministrja ka falënderuar menaxhmentin e shkollës për pritjen miqësore dhe prezantimin e mirë para delegacionit izraelitas, duke shtuar se, ky është vetëm fillimi i shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit Kosovë-Izrael.

Ambasadorja Ziv u shpreh e impresionuar me interesimin e nxënësve për mësimnxënie, ndërsa theksoi se, përkundër sfidave reflektohet qartë energjia e stafit mësimdhënës në këtë shkollë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023