Tamar Ziv: Lufta në Ukrainë ka ndikuar edhe në politikat në Ballkan

Izraeli e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk sheh ndonjë rol më aktiv të saj në këtë drejtim. Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën ambasadorja e Izraelit të Kosovë, Tamar Ziv


Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosova

Izraeli e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por nuk sheh ndonjë rol më aktiv të saj në këtë drejtim. Kështu thotë në një intervistë për Radio Kosovën ambasadorja e Izraelit të Kosovë, Tamar Ziv. Ajo thotë se pret që bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy vendeve të përforcohet në të ardhmen.

Radio Kosova: Izraeli është shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Gjatë vitit të kaluar Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Në çfarë drejtimi mendoni se po zhvillohen raportet ndërmjet dy vendeve?

Tamar Ziv: Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike që nga shkurti i viti 2021 dhe për këtë, Izraeli ndihet mirë dhe është angazhuar për  thellimin e këtyre marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.  Kosova ka hapur ambasadën në Jerusalem, një muaj më vonë, dhe në ishim shumë të kënaqur dhe mirënjohës për këtë. Unë kam filluar punën time si ambasadore e Izraelit në Kosovë në prill të këtij viti. Që nga vendosja e raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve dhe më shumë që nga nominimi im në pozitën e ambasadores, ne kemi filluar të punojmë në vendosjen e raporteve në disa drejtime. Mendoj, që një nga drejtimet më të rëndësishme është themelimi dhe përforcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet vendeve tona. Mendoj që ka shumë fusha në të cilat mund t’i zhvillojmë këto raporte. Jam shumë e kënaqur me hapjen e Korporatës për Zhvillim dhe Investime Kosovë – Izrael. Kjo Odë është duke punuar me Odën Ekonomike të Kosovës, por edhe Odat e tjera, në mënyrë që të organizojë një takim e që shpresojmë në nëntor, të bizneseve kosovare në Izrael dhe pastaj mendojmë edhe për një vizitë të delegacionit izraelit në Kosovë,  në fillim të vitit 2023.

Radio Kosova: A mendoni që Izraeli duhet të ketë një rol më aktiv në zgjidhjen e problemit politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë?

Tamar Ziv: Mendoj që Izraeli e përkrahë arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shpresojmë që dy vendet të arrijnë një marrëveshje sa më parë. Por jam e bindur që ju jeni duke u ndihmuar mjaftueshëm nga partnerë të rëndësishëm siç është Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj nuk mendoj që Izraeli ka çfarë të shtojë në këtë çështje, pas të cilës qëndrojnë shtete të fuqishme.

Radio Kosova: Kosova është një ndër shtetet e pakta që ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem. Madje për këtë ka marrë kritika të ashpra nga Bashkimi Evropian dhe Turqia.  A mund të pritet që edhe Izraeli të hapë ambasadën e saj, ose të paktën konsullatë në Kosovë?

Tamar Ziv: Po, natyrisht! Por ky është një proces. Mendoj që duhet tët fillojmë të punojmë në vendosjen e raporteve, duke e ngritur përmbajtjen dhe duke i rritur marrëdhëniet ekonomike. Dhe mendoj që kjo do të vije më pas. Për sa i përket çështjes së vizave për kosovarët që duan të vijnë në Izrael, është një punë që jemi duke punuar dhe shpresojmë që brenda muajve të ardhshëm të kemi diçka konkrete në këtë drejtim.

Radio Kosova: Pas luftës në Ukrainë, e kemi  parë edhe më shumë ndikimin e  Kinës, Rusisë në Ballkan? Si e shihni këto zhvillime që kanë prekur Evropën?

Tamar Ziv: Të gjitha vendet janë prekur nga kjo politikë globale që është krijuar pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Ballkani është i prekur nga kjo krizë, Lindja e Mesme, Lindja e Largët, pra, të gjithë jemi të prekur nga kjo krizë. Pra, kjo është një çështje e madhe në nivel botëror e që ka efektet e saj në pjesë të ndryshme të botës dhe në mënyra të ndryshme.

Radio Kosova: Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve,  në Kosovë është hapur edhe Korporata për Zhvillim dhe Investime Kosovë – Izrael.  A është Kosova treg në të cilin do të investonin kompanitë izraelite?

Tamar Ziv: Po mendoj që po, sepse kompanitë izraelite tashmë veç kanë investuar në Kosovë, madje edhe para se të vendoseshin marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ka mjaft sipërmarrës izraelitë që punojnë në Kosovë. P.sh: një fushë shumë interesante është ajo e energjisë së ripërtërishme ku një kompani izraelite së bashku me një kompani gjermane krijuan turbinat e erës, përmes të cilave krijohet energji në Kosovë. Pra mendoj që ka fusha të ndryshme që janë potencialë për investime, si p.sh: prodhimi i ujit, agrikultura, ndërtimet etj.  Pra, shoh shumë mundësi të bashkëpunimit dhe zhvillimeve që mund të bëhen ndërmjet kompanive të të dyja vendeve.

Radio Kosova: Izraeli ka mbështetur disa organizata bamirësie në Kosovë. A do të vazhdojë kjo mbështetje në të ardhmen për Kosovën?

Tamar Ziv: Po mundohemi të bëjmë aq sa mundemi. Jam  e lumtur që kemi arritur t’i dhurojmë  90 karrige për fëmijët me nevoja të veçanta. Mendoj që kjo është një iniciativë e mirë. Tani po mendojmë si do të punojmë në fusha të tjera, p.sh: me njerëzit me nevoja të veçanta. Tashmë veç jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë për të punuar në këtë drejtim. Shpresoj që brenda muajve të tjerë ekspertët izraelitë do të arrijnë në Kosovë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Shëndetësisë, në fusha të ndryshme. Pra, definitivisht jemi duke punuar në këto fusha.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023