Ministrja Haxhiu takon Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në zyrën e saj, Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.
Në këtë takim, ministrja Haxhiu e njoftoi Ambasadoren lidhur me progresin e shënuar në kuadër të reformës për sundimin e ligjit, dhe avancimin në çështje të tjera të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.
Nga të dy palët u shpreh vullnet për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve.