Bashkëpunimi në fushën e sigurisë, ambasadori Canaj takohet me ministren e Brendshme të Izraelit, Ayelet Shaked
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me ministren e Brendshme të Izraelit, Aylet Shaked.
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me ministren e Brendshme të Izraelit, Aylet Shaked.
Sipas njoftimit të ambasadës shqiptare, biseda u fokusua reth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe çështjeve të tjera
Postimi i Ambasadës Shqiptare në Izrael
Ambassador Canaj zhvilloi një takim sot me Ministren e Brendshme në detyrë Ayelet Shaked me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë. Ndër të tjera, u trajtua edhe problematika e ndalimit të qytetareve shqiptarë në hyrje të Aeroportit Ben Gurion. Ministrja Shaked shprehu gatishmërinë e saj për të adresuar këtë çështje me autoritetin përkatës të Emigracionit dhe Popullsisë si dhe vendosjen e kontakteve mes palëve në nivel ekspertësh.