Pas 57 vjetësh Mossad zbulon detajet. Si u kap Eli Cohen, spiuni më i famshëm i Izraelit

Shefi i agjencisë David Barnea zbulon mesazhin e fundit të spiunit “si një njeri i lirë” para se të kapej dhe ekzekutohej nga Siria


Agjencia inteligjete izraelite, Mossad, zbuloi për herë të parë të hënën se si një nga spiunët e saj më të shquar, Eli Cohen, u kap në Siri gati 60 vjet më parë.

Shefi i agjencisë David Barnea mori pjesë në inaugurimin e Muzeut Kombëtar të quajtur pas Cohen në Herzliya, Izraeli qendror. Gjatë ceremonisë, Barnea zbuloi telegramin e fundit që Cohen dërgoi në ditën e supozuar të kapjes së tij, 19 janar 1965.

Në këtë mesazh spiuni raportoi për një takim të mbajtur në shtabin e përgjithshëm sirian një natë para arrestimit të tij me pjesëmarrjen e presidentit sirian të asaj kohe Amin Al-Hafiz. Barnea shtoi se arsyeja e arrestimit të Cohen “ka qenë gjithmonë subjekt i polemikave” me spekulimet për spiunin legjendar që shtyhej shumë larg nga kuratorët e tij, gjë që çoi në rreziqe shtesë.

“Po përfitoj nga shenjtëria e këtij vendi dhe kjo ngjarje e veçantë për të zbuluar për herë të parë dhe këtë pas një studimi të thellë që është bërë së fundmi, se Eli Cohen nuk u kap për shkak të sasisë së transmetimeve që bënte, apo për shkak të presioni i ushtruar ndaj tij nga selia për të transmetuar me shumë urgjencë. Eli Cohen u kap vetëm sepse transmetimet e tij u kapën nga armiku, “tha Barnea.

“Eli Cohen ishte një nga luftëtarët më të mirë. Ai vazhdon të ndikojë tek ne dhe të rrënjosë tek ne një shpirt luftarak, kurajo, vlera dhe përkushtim – edhe nga thellësia e historisë. Ai është një burim frymëzimi jo vetëm për luftëtarët e sotëm, por për të gjithë punonjësit e Mossad-it, në rolet e tyre të ndryshme”, shtoi shefi i Mossad.

Telegrami, i cili është mesazhi i fundit që Cohen dërgoi “si njeri i lirë” përpara se të gjykohej dhe ekzekutohej nga autoritetet siriane, do të transferohet në arkivin shtetëror me kopjen e tij të ekspozuar në muzeun e ri.

Shefi i Mossad-it u zotua të vazhdojë të zbulojë detaje rreth operacioneve të Cohen në Siri në 1961-1965 dhe të punojë për sjelljen e eshtrave të tij në Izrael për varrim, gjë që familja e tij është përpjekur ta bëjë për dekada. /i24News

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023