Avdullah Hoti: Është fat për Kosovën që ka miqësi me Izraelin!
Ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv dhe drejtori për vendet e Ballkanit, Dan Oryan, janë takuar me grupin parlamentar të miqësisë Kosovë-Izrael
Ambasadorja e Izraelit, Tamara Ziv dhe drejtori për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, Ambasadori Dan Oryan, janë takuar me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Izrael në Kuvendin e Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar për këtë takim në faqen e tij në “Facebook”.
Postimi i Avdullah Hotit
Njohja e pavarësisë nga Izraeli ka hapur dyer të reja bashkëpunimi midis Republikës së Kosovës dhe Izraelit
Ishte kënaqësi që t’i presim në takim së bashku me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Izrael, ambasadoren e Izraelit, znj. Tamara Ziv dhe me Drejtorin për vendet e Ballkanit, përfshirë edhe Kosovën, Ambasador Dan Oryan.
Takimin e filluam me urimin për festën Hanukkah dhe urova që kjo festë t’i gjej të lumtur dhe të bashkuar të gjithë besimtarët.
Në këtë takim biseduam për arritjet që kemi bërë nga njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës nga Izraeli dhe deri tek arritjet konkrete të njohjes që kanë rezultuar edhe me binjakëzim të komunave.
Njohja nga Izraeli që është bërë gjatë qeverisjes sonë ka hapur dyer të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset tona që të shkëmbejnë eksperienca diplomatike, shoqërore, kulturore, arsimore dhe biznesore me një shtet sikur Izraeli.
Është fat për Kosovën që ka miqësi me Izraelin.
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti e bekoftë Izraelin! ?? ??