Diplomacia femërore e Izraelit në Ballkan

Izraeli ka emëruar ambasadore në Shqipëri (mbulon edhe Bosnjë-Hercegovinën), Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.


Mund të jetë edhe një rastësi!

Por, Izraeli ka emëruar ambasadore femra në Shqipëri (mbulon edhe Bosnjë-Hercegovinën), Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Turqi.

Në Shqipëri, ambasadore është Galit Peleg, shumë aktive në thellimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, dhe që ka një vlerësim maksimal për trajtimin e veçantë që i bëhet Izraelit. Kryeministri Edi Rama organizoi ndezjen e qiriut të pestë të Hanukkah në selinë e Kryeministrisë, ndërkohë që zhvilloi në muajin tetor një vizitë të suksesshme në Izrael. Peleg mbulon gjithashtu edhe Bosnjë-Hercegovinën.

Galit Peleg dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

 

Në Kosovë, ambasadore është Tamar Ziv. Këtë vit u organizua për herë të parë me iniciativën e Ambasadës së Izraelit në Kosovë, edhe ndezja e qirinjve me rastin e festës hebraike Hanukkah. Izraelin e kanë vizituar një numër i madh ministrash nga Kosova dhe janë nënshkruar disa marrëveshje dypalëshe.

Tamar Ziv dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

 

Në Maqedoninë e Veriut, ambasadore është Simona Frankel, e cila pasoi Dan Oryan, aktualisht shefi i zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Simona Frankel dhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

 

Në Turqi, ambasadore është Irit Lillian, e cila të martën paraqiti letrat kredenciale te Presidenti Rexhep Taip Erdogan, duke shënuar një erë të re midis dy vendeve. Lillian, një diplomate e lartë që luajti një rol kyç në pajtimin izraelito-turk, shërbeu për dy vitet e fundit si e ngarkuar me punë në Ambasadën izraelite në Ankara. Para kësaj, ajo ishte ambasadore e Izraelit në Bullgari nga viti 2015 deri në vitin 2019.

Irit Lillian dhe Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan

Diplomacia femërore mesa duket funksionon shkëlqyeshëm, kjo edhe për faktin se marrëdhëniet e Izraelit me këto vende po konsolidohen dhe po zhvillohen në marrëdhënie me përfitim të dyanshëm, përfshirë edhe aspektin ekonomik.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023