Rama uron Netanyahun: Shpresoj të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas mandatimit të tij të gjashtë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, uroi kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas mandatimit të tij për të gjashtë.
Rama gjatë mesazhit të tij në Twitter, uron që “Bibi” më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë.
“Urime Bibi Netanyahu në mandatin tuaj të ri si udhëheqës i Izraelit. Shpresoj shumë që mençuria dhe përvoja juaj e madhe do të shërbejnë si një vlerë e madhe e shtuar jo vetëm për Izraelin, por edhe për Lindjen e Mesme dhe Evropën! Uroj që më në fund të mbani premtimin për të vizituar Shqipërinë:-)”, shkruan kryeministri Edi Rama në Twitter.
Congratulations Bibi @netanyahu on your new term as leader of Israel. I very much hope that your wisdom and great experience will serve as a big added value not only for Israel,but the Middle East and Europe too! I wish that you will finally keep the promise to visit Albania:-) pic.twitter.com/frx6XNPQYL
— Edi Rama (@ediramaal) December 29, 2022
Më 24 tetor 2002, Kryeministri Edi Rama, i cili po vijon vizitën zyrtare në Izrael, me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid u prit u takua edhe me liderin e opozitës së Izraelit Benjamin Netanyahu, me të cilin vlerësuan bashkëpunimin gjithnjë të frytshëm mes qeverive në të kaluarën, si dhe vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për të forcuar këtë bashkëpunim me drejtuesit aktualë të qeverisë.
Ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e vlerësoi maksimalisht takimin me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të zhvilluar në zyrën e tij në Tel Aviv.
“Pata një takim të mrekullueshëm me mikun tim, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ne diskutuam një sërë temash, duke përfshirë kërcënimin iranian, sigurinë kibernetike dhe historinë e përbashkët midis Shqipërisë dhe popullit hebre”, shkruan Netanyahu në postimin e tij në rrjetet sociale.
הייתה לי פגישה מצוינת עם חברי, ראש ממשלת אלבניה, אדי רמה.
דנו במגוון נושאים כולל האיום האיראני, אבטחת סייבר וההיסטוריה המשותפת בין אלבניה לעם היהודי. ???? pic.twitter.com/pzAcUAneb0
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) October 25, 2022