Netanyahu: Papa Benedikti XVI ishte një mik i Izraelit dhe popullit hebre
Kryeministri i Izraelit e konsideroi Papën Benedikt XVI, një udhëheqës të madh shpirtëror dhe një mik të vërtetë
Kryeministri i Izraelit e konsideroi një udhëheqës të madh shpirtëror dhe një mik të vërtetë të shtetit të Izraelit dhe popullit hebre, Papa Benediktin XVI, i cili ndërroi jetë sot në moshën 95-vjeçare në Vatikan.
Papa Benedikti kreu një vizitë historike në Izrael, në 2009.
“Në emër të të gjithë qytetarëve të Izraelit, i dërgoj ngushëllimet e mia të thella botës së krishterë për ndarjen nga jeta të Papa Benediktit XVI.
Ai ishte një udhëheqës i madh shpirtëror i cili ishte plotësisht i përkushtuar ndaj pajtimit historik midis Kishës Katolike dhe popullit hebre, të cilin ai e shprehu me emocion gjatë vizitës së tij historike në Izrael në 2009.
Në takimin tim me të, ai foli ngrohtësisht për trashëgiminë e përbashkët të Krishterimit dhe Judaizmit dhe për vlerat që kjo trashëgimi i dha mbarë njerëzimit. Ne do ta kujtojmë atë si një mik të vërtetë të shtetit të Izraelit dhe popullit hebre”, shkruan Netanyahu në postimin e tij në Twitter.
On behalf of all the citizens of Israel, I send my deep condolences to the Christian world on the passing of Pope Benedict XVI pic.twitter.com/bEwbmnsSTD
— Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) December 31, 2022