Ambasadorja Peleg: Faleminderit Shqipëri për miqësinë e vërtetë ndaj Izraelit!
Ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg, falënderoi Shqipërinë, për mbështetjen ndaj Izraelit në Rezolutën e OKB për Palestinën.
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, përmes një postimi falënderoi Shqipërinë, për mbështetjen ndaj Izraelit në Rezolutën e OKB për Palestinën.
“Faleminderit Shqipërinë për miqësinë tuaj të vërtetë! ?????”, shkruan ambasadorja në Twitter.
Thank you #Albania for your true friendship!
????? https://t.co/FAe5iXFppS— Galit Peleg (@GalitPeleg) January 2, 2023
Shqipëria bashkoi votat me Izraelin në Rezolutën e OKB për Palestinën. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të premten një rezolutë që kërkon që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të peshojë mbi konfliktin izraelito-palestinez, “aneksimin” izraelit dhe “statusin ligjor të okupimit”.
Rezoluta e promovuar nga palestinezët u miratua me 87 vota pro, 26 kundër dhe 53 abstenime.
Izraeli, Shqipëria, SHBA, Britania e Madhe, Australia, Austria, Kanadaja, Gjermania dhe Italia votuan kundër rezolutës së së premtes.
Kina, Irani, Irlanda, Polonia, Portugalia, Rusia dhe Arabia Saudite ishin mes atyre që votuan pro, së bashku me shtetet myslimane ose arabe me të cilat Izraeli ka marrëdhënie duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë, Marokun, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Sudanin dhe Azerbajxhanin.
Franca, Brazili, Danimarka, Finlanda, Japonia, Holanda, Suedia dhe Zvicra abstenuan.