Ines Demiri: Dy vite të jashtëzakonshëm në marrëdheniet Kosovë-Izrael!
Dy vjet më parë – më 15 mars 2021 – Kosova hapi zyrtarisht Ambasadën e saj në Izrael
Dy vjet më parë – më 15 mars 2021 – Republika e Kosovës hapi zyrtarisht Ambasadën e saj në Shtetin e Izraelit, në kryeqytetin e vendit, në Jeruzalem.
Kryediplomatja kosovare, Ines Demiri, e ka kujtuar këtë moment me anë të një postimi në rrjetet sociale.
“Përkundër fazës së hershme të marrëdhenieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhenieve dypalëshe në të gjithë nivelet. Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë”, shkruan Demiri në reagimin e saj.
Postimi i Ambasadores Demiri
Sot po e shënojmë dyvjetorin e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Jerusalem.
Përkundër fazës së hershme të marrëdhenieve diplomatike, por duke e përqafuar gjithmonë miqësinë shekullore mes dy popujve tanë, ishin dy vjet të jashtëzakonshëm në avancimin e marrëdhenieve dypalëshe në të gjithë nivelet.
Punë edhe më të mira na presin në vitet që vijnë.
Më 25 mars, do të jetë një nder dhe kënaqësi e veçantë ta kemi përfaqësuesen e Republikës së Kosovës në Tel Aviv ku do të përballet me Shtetin e Izraelit në ndeshjen hapëse të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian 2024 në Futboll.
????
Sot po e shënojmë dyvjetorin e hapjes së ambasadës së shtetit tonë në Jerusalem.
Përkundër fazës së hershme të…Posted by Ines Demiri on Wednesday, March 15, 2023