Rama: Shqipëria dënon sulmet ndaj qytetarëve izraelitë!
Kryeministri reagon për sulmin terrorist në Izrael, duke iu shprehur ngushëllimet familjeve të viktimave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin terrorist në Izrael duke shprehur ngushëllimet ndërsa dënon autorët e ngjarjeve të rënda.
Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria mbështet Izraelin dhe fqinjët që kanë zgjedhur rrugën e paqes.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga sulmet pa dallim ndaj Izraelit që kanë rezultuar në humbje jetësh dhe dënojmë me forcë autorët dhe mbështetësit e tyre. Shqipëria qëndron e vendosur me Izraelin dhe të gjithë fqinjët e tij myslimanë që kanë zgjedhur rrugën e paqes dhe bashkëpunimit”, shkruan Rama.
We are deeply saddened by the indiscriminate attacks on Israel that have resulted in loss of life, and we strongly condemn the perpetrators and their supporters. Albania stands firm with Israel and all its Muslim neighbours that have chosen the path of peace and cooperation.
— Edi Rama (@ediramaal) April 8, 2023
Një turist italian është viktima e një sulmi terrorist me makinë pranë një shëtitoreje në qendër të Tel Avivit, ku mbetën të plagosur edhe 7 turistë të tjerë.
Viktimë mbeti avokati 36-vjeçar nga Roma, Alessandro Parini. Një tjetër turist italian është mes të plagosurve dhe 3 të tjerë britanikë.
Autori është një shtetas arabo-izraelit, i identifikuar si Jusef Abu Xhabër, i cili pas sulmit u qëllua për vdekje nga policia e Tel Avivit.