Ambasadorët Oryan dhe Demiri vendosin lule në kujtim të heroit Micha Paikes
Micha Paikes u vra gjatë betejës për çlirimin e Abu Tor, në qershor 1967, gjatë Luftës Gjashtë Ditore.
Nga Dash Frashëri, botues i IzraeliSot.com
Ambasadori Dan Oryan, Drejtori i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, së bashku me Ines Demirin, kreun e ambasadës kosovare në Jerusalem, vendosën lule në kujtim të xhaxhait të Dan Oryan, Micha Paikes, i cili u vra gjatë betejës për çlirimin e Abu Tor, në Jerusalem, qershor 1967, gjatë Luftës Gjashtë Ditore.
POSTIMI I AMBASADORIT DAN ORYAN
Ishte një nder të ndaja historinë e familjes Paikes me Ines Demirin, kreun e ambasadës kosovare në Jerusalem.
Ne vendosëm së bashku lule në kujtim të xhaxhait tim Micha Paikes i cili vdiq gjatë betejës për çlirimin e Abu Tor, në Jerusalem, qershor 1967.
It was an honor to share the story of the Paikes family with Ines Demiri head of the Kosovar embassy in Jerusalem.
We…Posted by Dan Oryan on Tuesday, April 25, 2023
Pikes, Michael (Micha)
Michael, djali i David dhe Miriam Pikes, lindi më 23 korrik 1931, në Rehovot. Gjatë Luftës së Pavarësisë ishte oficer në Brigadën Givati. Me shpërthimin e Luftës Gjashtë Ditore, në ditën e dytë të betejave, ai ra në një betejë në Ebu Tor në Jeruzalem. Ai u varros në varrezat ushtarake në malin Herzl në Jerusalem.