Shqipëria, një shembull i ndritshëm në Yad Vashem
Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit.
Nga Niko Peleshi, Ministër i Mbrojtjes
Yad Vashem, Jeruzalem – Memoriali për viktimat e Holokaustit.
Me përulje e respekt në nder të 6 milionë hebrenjve dhe komuniteteve të tjera, viktima të nazizmit.
Krenar që përfaqësoj këtu Shqipërinë, një shembull i ndritshëm që mirëpriti dhe mbrojti popullin hebre.
I vetmi vend evropian me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se më parë.
Le të mos harrojmë, të kujtojmë, të çrrënjosim antisemitizmin dhe urrejtjen dhe të zotohemi se nuk do ta përsërisim kurrë historinë – kurrë më!