
Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre
Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Nga Avdullah Hoti
Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave dhe na kujton të gjithëve rëndësinë e vetëdijësimit për parandalimin e çdo akti gjenocidial.
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Sot është dita kur përkujtohen miliona hebrenj të të gjithë Evropës, të cilët u persekutuan, u përndoqën, u dëbuan, u torturuan dhe humbën jetën.
Historia e Holokaustit na përkujton për pasojat kur humben vlerat themelore të respektit ndërnjerëzor. Holokausti duhet kujtuar që të mos përsëritet historia.
Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre. Historia jonë tregon vlerat njerëzore të popullit shqiptar karshi popullit hebre në momentet më të vështira për të dy popujt tanë.