Dita e Gruas, ambasada shqiptare pritje për gratë e komunitetit shqiptaro-hebre në Izrael
Të pranishëm kryediplomatja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadori maqedonas, Shpend Sadiku.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael dhe ambasadorja Meri Kumbe, pritën në një takim kortezie zonjat shqiptare të komunitetit shqiptaro-hebre.
Këtij takimi ju bashkua edhe E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Kosovës, Ines Demiri dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Shpend Sadiku.
Ambasada falenderon Felicita Jakoel, Kreytare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE
Sot, me rastin e Dites Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael, priti zonjat shqiptare të komunitetit shqiptaro-hebre. Zonja të bukura të cilat ruajnë dhe përcjellin me dashuri ndër breza traditat shqiptare!
Edhe pse në ditë të vështira, gratë kanë gjithnjë forcën dhe energjinë për të ecur përpara me dinjitet dhe me dashuri për jetën e për të ardhmen!
Këtij takimi ju bashkua edhe Znj. Ines Demiri (Kosovë) dhe Z. Shpend Sadiku (Maqedonia e Veriut)!
Faleminderit Znj. Felicita Jakoel, Kreytare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael për mbështetjen dhe bashkëpunimin!
Sot, me rastin e Dites Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael, priti zonjat shqiptare të…
Posted by Ambasada Izrael on Friday, March 8, 2024