Herzog falënderon ushtrinë për parandalimin e sulmit iranian
Presidenti izraelit falënderon edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit të zmbrapsur iranian në vendin e tij.
Presidenti izraelit, Isaac Herzog ka falënderuar ushtrinë izraelite, popullin e tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas sulmit të zmbrapsur iranian në vendin e tij.
“Qofshi të bekuar të dashur ushtarë dhe komandantë”, shkroi Herzog në platformën X, dikur Twitter.
“I bekuar qoftë koalicioni i kombeve i udhëhequr nga SHBA-ja dhe presidenti Joe Biden”, shtoi ai.
Sipas ushtrisë izraelite, 99% e predhave të lëshuara gjatë natës nga Irani u interceptuan – pjesërisht falë mbështetjes ushtarake të SHBA-së.
“Populli izraelit tregoi një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme. Së bashku, forcat e së mirës do të mposhtin forcat e së keqes”, shkroi Herzog.
“Së bashku do të fitojmë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në X për aftësinë e Izraelit për të parandaluar sulmin.
Për herë të parë në historinë e Republikës Islamike, Irani ka sulmuar drejtpërdrejt armikun e tij, Izraelin.
Sulmet erdhën si përgjigje ndaj vrasjes së oficerëve të lartë iranianë në Siri, në një sulm të dyshuar ajror izraelit në fillim të këtij muaji.