Rama pret Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog
Kjo është vizita e parë e një Presidenti të shtetit të Izraelit në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Takimi u zhvillua në selinë e Kryeministrisë, ku kryeministri Rama dhe Presidenti Hercog zhvilluan bisedime në prani të delegacioneve shoqëruese.
“Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama në rrjetet sociale, ndërsa ndan pamje nga takimi.
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ndërsa më herët ai u prit nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Kjo është vizita e parë e një Presidenti të shtetit të Izraelit në Shqipëri.
📍Kryeministria – Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog🇦🇱🤝🇮🇱
Posted by Edi Rama on Thursday, September 12, 2024