Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, Holokausti mbetet një dëshmi e fuqishme e urrejtjes, diskriminimit dhe dehumanizimit të njeriut, ku 6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre dhe se Shqipëria është një nga shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë.

Në fjalën e tij në aktivitetin tradicional të mbajtur në MEPJ për Ditën e Kujtesës: “Ndërtimi i një të ardhmeje tolerance”, Hasani tha se, “sot 80 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvic-Birkenau mblidhemi sërish këtu në MEPJ, e cila e ka bërë “Ditën e Kujtesës” një traditë të shenjtë për të përkujtuar një nga kapitujt më të errët të historisë njerëzore”.

“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi tragjedinë e pandreqshme që mbart dhe për të nxjerrë mësime të paçmuara nga të kaluarat e dhimbshme. Është një moment thirrje për të riafirmuar përkushtimin tonë të palëkundur ndaj humanizmit dhe drejtësisë për të mbajtur gjallë kujtimin e atyre që vuajtën dhe për të vazhduar me vendosmëri betejën në një botë ku urrejtja dhe diskriminimi të mos kenë vend enë përpjekje për të ndërtuar së bashku një të ardhme të mirë njerëzore bazuar në tolerancë”, tha Hasani.

“Kujtesa është mburoja që kemi kundër përsëritjes së tmerreve të së kaluarës”, theksoi Hasani.

“Jemi këtu sot për të ruajtur dhe nderuar dhimbjen e pamasë të atyre që vuajtën dhe humbën jetën në atë tragjedi të papërshkueshme. Për të përkujtuar viktimat dhe për të pasur respekt ndaj atyre që mbijetuan. Jemi këtu për të edukuar brezat e rinj, për të siguruar që e keqja të mos përsëritet më kurrë dhe për të ruajtur vlerat e dinjitetit, paqes që na mbajnë ende si njerëz”, u shpreh Hasani.

Ai theksoi se, “Holokausti mbetet një dëshmi e fuqishme e urrejtjes, diskriminimit dhe dehumanizimit të njeriut, ku 6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre. Çdo viktimë ishte një individ me ëndrra me shpresa dhe të drejta që duhet të ishin të patjetërsueshme”.

Hasani u shpreh se një nga shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë është historia e Shqipërisë.

“Mes një Evrope të mbyllur dhe të pushtuar, Shqipëria u bë një oaz shprese. I vetmi vend i pushtuar evropian ku pas Luftës së Dytë Botërore popullsia hebraike u shumëfishua. Ndoshta duhet të ishte dhe më shumë, por respekt dhe për atë që është bërë. Ata që arritën të gjenin strehë në këtë tokë shpëtuan nga kthetrat e vdekjes sepse këtu gjetën mbrojtje dhe ngrohtësi nga një popull që mbante dhe respektonte besën, një fjalë e shenjtë, një angazhim i pakontestueshëm, një premtim që çdo shqiptar e mban deri në fund të jetës”, tha Hasani.

“Dhe sot, ndërsa ndezim qirinjtë përkujtimor, secili nga ata është simbol i një angazhimi. Angazhimit tonë për të mos harruar, për të mos heshtur dhe për të mos lejuar që e keqja të triumfojë”, u shpreh Hasani.

Burimi ATSH

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Zv.presidenti i Sheba Medical Center, dr. Yoel Har-EvenHar-Even: Ofrojmë ekspertizën më të mirë!

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, marrëveshje partneriteti me një nga spitalet më të avancuara në Izrael

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023