Rama në Izrael: Në Shqipëri komunitetet e ndryshme fetare kanë një marrëdhënie të veçantë mes tyre


Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij zyrtare në Izrael u takua edhe me Presidentin Reuven Rivlin dhe Kryetarin e Parlamentit Yuli-Yoel Edelstein, me të cilët diskutoi mbi sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit të dhunshëm, por edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, turizmit dhe bujqësisë.
Të dy autoritetet e larta izraelite, njësoj si edhe Kryeministri Netanyahu shprehën mirënjohjen e thellë për humanizmin e treguar nga shqiptarët gjatë Holokaustit, duke marrë në mbrojtje e duke mos lejuar dorëzimin e asnjë hebreu gjatë pushtimit nazist.
Kryeministri Rama zhvilloi edhe një takim me liderin e opozitës Herzog, si edhe u prit në Bashkinë e Jeruzalemit nga Kryetari i Bashkisë Nir Barkat. Duke i thënë mirëseardhjen kryeministrit Rama, kryebashkiaku shprehu bindjen për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të gjithëanshëm midis dy vendeve tona.
“Për ne është shumë e rëndësishme që të zhvillojmë marrëdhëniet tona, të mësojmë nga njëri-tjetri, të kontribuojmë me eksperiencat tona, me ekperiencat tona pozitive për partnerët tanë në mbarë botën”, tha ai.
Nga ana e tij, kryeministri Rama theksoi se në vendin tonë jetojnë komunitete të ndryshme fetare, të cilat kanë një marrëdhënie të veçantë.
“Ne jetojmë në një vend ku ka komunitete të ndryshme fetare, të cilat kanë një marrëdhënie shumë të veçantë midis tyre. Ndaj është shumë pozitive për ne që të ndajmë me ju këtë eksperiencë dhe të dëgjojmë edhe ekperiencën tuaj”, tha Rama.
Kryeministri Rama, i shoqëruar edhe nga zonja e tij, vizituan memorialin Yad Vashem ku nderuan viktimat e Holokaustit e më pas u ndalën në disa nga vendet e shenjta të qytetit të Jeruzalemit, ku u takuan edhe me Patriarkun ortodoks Teofili III, Patriarkun katolik latin Imzot Fuat Twal.
Vizita në Bazilikën e Varrit të Shenjtë të Krishtit, ndërtuar nga perandori Ilir Kostandin dhe ku bashkëjetojnë 5 komunitete të krishtera ishte një nga momentet e veçanta të kësaj vizite. Vizita në Murin e Lotëve në gjurmët e Tempullit të vjetër të Jeruzalemit, në shoqërinë e rabinit të Jeruzalemit ishte gjithashtu shumë mbresëlënëse.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023