Kryeministri Netanyahu premton uljen e taksave
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, tha gjatë fjalës së tij në seancën hapëse të sesionit dimëror të Parlamentit izraelit, Kneset, se qeveria e tij do të ulë taksat.
Ai tha se kishte rënë dakord me ministrin e Financave, Moshe Kahlon, që të ulë taksat, por nuk dha shumë detaje.
Netanjahu e filloi fjalimin e tij duke përshkruar sfidat kryesore me të cilat përballet Izraeli. “Ne jemi duke punuar vazhdimisht për të mbrojtur kufijtë tanë, dhe kur është e nevojshme edhe përtej kufijve tanë”.
Ai shtoi se “Irani vazhdon të punojë çdo ditë për të na shkatërruar dhe nuk ka qenë për veprimet tona, do të kishte armë bërthamore”.
Netanjahu përshëndeti përpjekjet e Presidentit të SHBA Donald Trump për të anuluar marrëveshjen bërthamore me Iranin. “Në çdo rast,” tha ai, “Ne do të vazhdojmë të mbrojmë veten.”
Në lidhje zhvillimet e fundit në Autoritetin Palestinez ai tha: “Ne duam që paqja të jetë e vërtetë dhe të mos jetë një pajtim i rremë, dhe përsa kohë që qeveria palestineze mbështetet te Hamasi, i cili vazhdon të kërkojë shkatërrimin e Izraelit, nuk mund të kryejmë negociata me ta”. (Izraelisot.com)