Kryeministri Netanyahu pret Sekretarin e Thesarit, Mnuchin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u takua në Jerusalem me Sekretarin amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin.
Kryeministri Netanyahu e mirëpriti atë duke i thënë: “Unë dëshiroj t’iu them se sa mirënjohës ne jemi për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Adminsitratës Trump. Jo vetëm në termat e sigurisë sonë, e cila është kritike për të ardhmen tonë, por gjithashtu në termat ekonomike dhe në mënyrën që ne kooperojmë”.
Kryeministri Netanyahu shtoi: “Unë mendoj se, ne e bëjmë këtë jo vetëm në nivelin qeveri-me-qeveri, por edhe midis sektorit privat të fuqishëm izraelit dhe sektorit të shkëlqyer privat në Shtetet e Bashkuara, kjo është thelbësore për mirëqënien tonë ekonimike. Unë thellësisht e vlerësoj atë”.
Sekretari amerikan i Thesarit, Mnuchin, tha: “Është kënaqësi t’iu takoj sërisht. Ka qenë një nder të jem me ju dhe Presidentin disa herë dhe unë nuk mund të jemi më shumë se emocionuar për vizitën e time të parë zyrtare dhe shpresoj të kem dhe shumë të tjera. Ne nuk kemi partner më të mirë në rajon se sa Izraeli”.
Kryeministri Netanyahu e falendëroi Sekretarin ameriakn të Thesaroit, Mmuchin, për masat e fuqishme e Departamentit të Thesartit kundër regjimit të Iranit, dhe veçanërisht ndaj Gardës Revolucionare dhe aleatit të tyre, Hezbollahun. (Izraeli Sot)