Hoxha: 100 bursa për studëntet e Kosovës në Izrael


Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha ka ligjëruar për tri ditë në Institutin për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael. Ajo ka treguar për eksperiencën që pati gjatë këtyre ditëve, duke thënë se Izraeli ka ofruar 100 bursa për zyrtarët e Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë nacionale, bujqësi, teknologji etj.

Ja njoftimi i Hoxhës:

Prej 22 deri 25 nëntor pata privilegjin që të ligjëroj në Institutin për Menaxhment Ndërkombëtar në Izrael, institut ky i mirënjohur në Izrael i cili bashkëpunon me qeveritë e mëse 170 shteteve të botës në ndërtimin e kapaciteteve të tyre në fushat si siguria kombëtare, zhvillimi ekonomik dhe menaxhimi shëndetësor.
Isha e ftuar në cilësinë e Ministres së Integrimeve të Republikës së Kosovës por edhe si profesoreshë dhe eksperte e specializuar në fushën e sigurisë ndërkombëtare, intelegjencës dhe luftës kundër terrorizmit.

Pata nderin që të ju ligjërojë studentëve të doktoratës që në të njëjtën kohë janë zyrtarë të lartë të shteteve të fuqishme afrikane si Nigeria, Angola, Tanzania dhe Botswana.

Gjatë vizitës zyrtare në Izrael pata nderin që të takohem me shumë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare të shtetit të Izraelit të cilët shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë Kosovën në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore në fushën e sigurisë kombëtare dhe intelegjencës duke përfituar nga praktikat më të mira të shtetit të Izraelit.

Unë theksova rëndësinë që të rinjtë e vendit tonë të përfshihen sa më shumë në aktivitete me qëllim të ngritjes së kapaciteteve dhe tu ofrohet të rinjve tanë mundësia e shkollimit në Universitete dhe Institutet e Izraelit.

Me kënaqësi ju njoftoj se kërkesa ime u pranua dhe si rrjedhojë nëpërmjet Institutit për Menaxhment Ndërkombëtar, Izraeli ofroi ndihmën e tij në formë të 100 bursave për zyrtarët shtetëror të Kosovës në fuqizimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë nacionale, teknologji, bujqësi, inovacion dhe menaxhment shëndetësor. Ritheksoj, rëndësinë e shkollimit dhe shkëmbimit të përvojave të zyrtarëve tanë me vendet e tjera.

 

Lexo më shumë

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023