Shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës dekorohen 35 familje shqiptare


Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Kujtesës dhe Holokaustit, në simbol të atyre qindra mijëra hebrenjve të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti Bujar Nishani me rastin e kësaj dite kaq të veçante ka dekoruar 35 familje shqiptare që strehuan dhe mbrojtën nga pushtuesi gjerman familje hebreje.

“Si të kishte qenë bota sot sikur të kishin vepruar siç vepruan shqiptarët sot. Ashtu siç vepruan danezët, një pjesë e holandezëve, suedeszëve, apo partizanëve polakë që ngritën krye mund t’ju them se në rast se do të kishin vepruar kështu shumë në botë, sot do të kishim nipa, mbesa, stërnipa e stërmbesa nga ata mijëra hebrenj që u vranë mizorisht në kampet gjermane”, u shpreh Nishani gjatë pritjes.

Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën “Nder i Kombit”: Familjes Balla (Destan dhe Lime); Familjes Biçaku (Mefail dhe Njazi); Familjes Boriçi (Shaqir, Qamile dhe Bahrije); Familjes Budo(Shyqyri dhe Xhemile); Familjes Çiftja (Agostin dhe Gjysepina, Margarita, Qezarina, Gjovana dhe Gjon); Familjes Frashëri (Yshref, Emine dhe Mehmet); Familjes Hoti (Fife Gjylbegu, Hasan, Çele dhe Vehbi Hoti); Familjes Hoxha (Rifat dhe Fejzie); Nuro Hoxhës (pas vdekjes); Familjes Hoxha(Shaban, Savet dhe Hilmi); Familjes Kadiu (Besim dhe Aishe); Familjes Kasapi (Zyrha dhe Hamdi); Mikel Kilicës (pas vdekjes); Kasem Jakup Kocerrit (pas vdekjes); Familjes Kona (Vasil dhe Kristina); Mihal Lekatarit (pas vdekjes); Familjes Meça (Sulejman dhe Zenepe); Muasil Dulajt (pas vdekjes); Familjes Myrto (Abdulla, Ije dhe Shyqyri); Familjes Nosi (Vasil, Kelkira, Stiliano dhe Adelina); Familjes Orgocka (Paskal dhe Lefkothea); Familjes Panariti (Isuf dhe Niqi); Familjes Pilku (Njazi dhe Liza); Beqir Qoqjës (pas vdekjes); Asllan Rezniqit (pas vdekjes); Familjes Ruli(Metin, Aziz, Shpresa dhe Ali)Familjes Sharri (Faik dhe Sabrije); Familjes Sheko (Stavro dhe Nora); Ali Sheqer Pashkaj (pas vdekjes); Familjes Shkurti (Petro dhe Magdalena); Eshref Shpuzës(pas vdekjes); Familjes Toptani (Atif dhe Ganimet); Familjes Veseli (Hamid, Xhemal, Vesel, Fatime dhe Refik); Familjes Xhyheri (Qamil dhe Hanume); Familjes Zyma (Besim dhe Hiqmete).

+++

Nën kujdesin e ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe në bashkëpunim me Këshillin e Evropës dhe Bashkinë e Tiranës, ministria e Punëve të Jashtme organizoi disa aktivitete me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Për të nderuar të gjithë ata qytetarë shqiptarë që rrezikuan jetën e tyre në shpëtimin e hebrenjve, MPJ në bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës dhe Ambasadën e Izraelit në Tiranë, përuruan lulishten “Të Drejtët midis Kombeve”. 75 familje shqiptare janë renditur mes “Të drejtëve midis Kombeve” në Qendrën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Ministri Bushati dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, gjatë inaugurimit të parkut, vunë në dukje gjestin fisnik të shqiptarëve në shpëtimin e hebrenjve gjate ditëve të errëta të Luftës së II-të Botërore.

Në këtë aktivitet morën pjesë ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në Tiranë, deputetë, përfaqësues të bashkësive fetare dhe shoqërisë civile, si dhe pjesëtarë të familjeve të mbijetuara gjatë holokaustit.

Në fjalën e tij gjatë kësaj ceremonie, ministri Bushati vuri theksin në rëndësinë e memories historike të një prej ngjarjeve më të errëta të njerëzimit, si mënyra më e mirë për të parandaluar kudo dha nga cilido, cënimin e të drejtave të njeriut. Gjithashtu, ai shprehu vlerësimin e tij për të gjitha ato familje shqiptare që pavarësisht rrezikut maksimal, dëshmuan botës vlerat më të mira shqiptare, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë gjatë luftës.

Në vijim, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës u organizua konferenca me temë “Ne përkujtojmë: Promovimi i të Drejtave të Njeriut përmes lenteve të Holokaustit dhe Kujtesës”.

Në fjalën e tij, ministri Bushati vuri në dukje faktin që sistemi arsimor mbetet shumë i rëndësishëm në parandalimin e ngjarjeve të kësaj natyre dhe se Shqipëria mbetet e përkushtuar në betejën për mbrojtjen e vlerave universale duke qenë pjesë dhe një prej organeve më të rëndësishme në këtë drejtim, Këshillit për të Drejtat e Njeriut. “Besa e lidhur midis shqiptarëve dhe hebrenjve mundësoi jo vetëm atë që asnjë hebre në Shqipëri nuk u dorëzua te nazistët, por i dha frymë miqësisë tashmë të konsoliduar midis dy popujve tanë. Ne shqiptarët krenohemi me sakrificat e baballarëve dhe gjyshërve tanë, të cilët ndonëse nën kërcënimin e vdekjes, mikpritën hebrenjtë e përndjekur anembanë Evropës”, u shpreh ministri Bushati.

Panelistët e ftuar në konferencë u ndalën në rëndësinë që ka edukimi si një garanci solide për mos përsëritjen kurrë më të kësaj tragjedie të njerëzimit, si dhe sollën fakte historike mbi kontributin që dhanë shqiptarët në shpëtimin e hebrenjve që jetonin para Luftës se II-te Botërore dhe atyre që gjetën strehë ne Shqipëri gjatë luftës.

Lexo më shumë

Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Shqipëria, bashkëpunim me Izraelin në fushën e informacionit gjeohapësinor

Drejtore e Përgjithshme e ASIG, Vilma Tomço takim me drejtuesen e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, Shimrit Maman.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023