“Tu BiShvat” – “Viti i Ri i Pemëve” në festat hebraike
Festa fillon sot, më 5 shkurt 2023, me perëndimin e diellit dhe përfundon nesër, 6 shkurt, me perëndimin e diellit.
Nga Chabad of Albania
A e dini se në Izrael ka dhe një “ditëlindje për pemët”?
Ajo quhet “Tu BiShvat”. “Tu Bishvat” quhet ndryshe edhe “Festa e frutave”, apo edhe “Viti i ri i pemëve”
Këtë vit, ajo fillon sot, më 5 shkurt 2023, me perëndimin e diellit dhe përfundon nesër, 6 shkurt, po më përëndimin e diellit.
Është një festë 24-orëshe, dhe konsiderohet si “ditëlindja” e të gjitha pemëve që bëjnë fruta.
Emri Tu B’Shvat vjen nga dita hebraike e festes, e cila ndodh në ditën e 15-të të Shevat.
“Tu” janë në hebraisht shkronjat Tet dhe Vav, të cila bashkërisht kanë vlerën numerike 9 dhe 6, të cilat po të mblidhen së bashku bëjnë 15.
Tu B’Shvat shfaqet në Mishnah, i njohur si Bibla gojore, në Traktatin Rosh Hashanah (viti i ri), si një nga katër vitet e rinj në kalendarin hebraik.
Në kohët e vjetra, “Tu BiShvat” ishte thjesht një datë kalendari, që i ndihmonte fermerët hebrenj, të përcaktoni saktësisht se kur duhet të sillnin prodhimet e tyre të frutave nga pemët e mbjella së fundi në Tempull, si prodhim i parë i tyre.
Në kohët moderne, “Tu BiShvat” vazhdon të jetë një mundësi për mbjellje e pemëve – në Izrael dhe kudo tjetër ku jetojnë hebrenjtë.
Hebrenjtë e festojnë “vitin e ri të pemëve”, duke ngrënë fruta të njoma apo të thata të tilla si rrush, fiq, shegë, ullinj apo dardhë.
Në Izraelin e kohëve të sotme, dita festohet edhe si një ditë ekologjike me mbjellje pemësh.