Dita e Ndërkombëtare të Holokaustit përkujtohet edhe në Sarandë


Ditën e hënë dt. 29 janar 2018 në kuadër te Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, Bashkia Sarandë QKF si dhe Komiteti i veteranëve organizuan nje aktivitet në përkujtim të kësaj date ” Holokausti dhe Saranda”.

Moderatori dhe realizuesi i ketij aktiviteti e kishte ideuar ate ne dy pjesë. Në pjesën e parë u fol per holokaustin nazist dhe qendrimin e popullit shqiptar ndaj hebrejve dhe te internuarit nga rajonet e
Sarandes dhe Delvines, ne kampet shfarosese naziste. Ne kete pjese u dhane deshmi renqethese nga te mbijetuar e ketyre kampeve, si dhe nga te aferm te tyre. Nazistet internuan nga zona e Bregdetit mbi 200 bregdetas, ku nje pjese nuk u kthyen te gjalle. Anastas Gurma – anetar i Kryesise se Komitetit te Veteraneve, dha mjaft fakte dhe ngjarje per ofesiven shfarosese te gjermaneve dhe bashkepunetoreve te tyre balliste ne operacionin armik te qershorit 1944.

Ai evidentoj masakren e Hundrovunit ne fshatin Nivic Bubar ku u pushkatuan 23 veta dhe u hodhen ne nje grope te perbashket, kurse bashke me fshatrat e tjere te bregdetit u vrane 59 veta. Te internuar
pati edhe nga zonat e tjera si Mursi, Konispol, Delvine etj. Me mjaft interes nga te pranishmit u priten rrefimet e te mbijetuarve nga kampi i shfaroses nazist ne Moodsburg. Stillo Papadhime sot 93 vjeç tregoj per masakrat gjermane, per kushtet e veshtira ne te cilen jetonin, e punonin dhe ushqeheshi. Nje koker patate ishte ushqimi i tyre per 24 ore. Ne aktivitet foli dhe Koço Vogli.

Per publikun interes pati dhe inserti i pergatitur me tre te mbijetuar te kampeve te perqendrimit nazist, i Vjero Voglit, qe ishte ne kampin e perqendrimit Dakao, e Esat Raçes qe ishte ne kampin e
Mootsburgut. Intervista e tyre ishte dhene e ne v. 1999, se sot nuk rrojne. Intervista tjeter ishte e te mbijetuares se kampit nazist ne Selanik, Drita Guga, qe befasoje me kujtesen e saje jeten ne kete kampsot 91 vjeçe. Me pas u prezantua perpara te pranishmeve blloku i dyte qe fliste per pritjen qe populli shqiptar i beri popullsise hebreje duke e shpetuar nga shfarosja.

Eshte per te theksuar se materialet per hebrejte ne rajonet e Sarandes dhe te Delvines ne vitet 20-40 te shk XX, trajtoheshin per here te pare. Nga 200 hebrej qe kishte ne te gjithe vendin para lufte,
kur mbaroj ajo numuroheshin 3240. Mjaft me interes u prit fjala e Halil Shabanit- historian dhe arkeolog, per historine e hebrejve gjate shekujve ne Sarande, duke i meshuar me teper simbolit, sinagoges Izrealite qe ne shk. V-VI pas krishtit. Me pas kronologjia u plotesua nga Verdi Haderi-avokat nga fshati Ftere. Kjo sepse ne kete fshat gjendet nje vend ku banoret e quajne ” Varri i Çifutit” Ai dha dhe fakte interesante qe lidhen me udheheqesin shpirteror te hebrejve Sabatah Icevi ne fund te shk. XVII. gjurme qe gjenden edhe sot e kesaj dite ne fshatin Ftere, si toponime, emra njerzish me origjine hebreje, qe kane terhequr interesin e Akademise se Shkencave shqiptare dhe atyre Izrealite. Z. Ilirjan Haxhi dha fakte per egzistencen e 4 familjeve hebreje ne Delvine, per aktivitetin e tyre, veprimtarine ekonomike etje.

Me mjaft interes ishin dy intervistat e para e z.Dilaver Beqiri, delvinjot qe i ka njohur hebrejte ne Delvine dhe ka patur ne klase fillore per kater vjet nje djale hebre me emrin Pepo. Dhe intervista e dyte qe ishte dhe qershia mbi torte ishte e djalit te Pepos qe dha intervisten enkas per kete event nga SHBA. Ishte nje interviste qe e “gozhdoi” sallen perpara ekrenit. Ai foli me nje shqipe mjaft te qarte dhe dha fakte interesante qe hodhen drite mbi prezencen , aktivitetin para lufte dhe perkrahjen qe populli i Delvines ju beri atyre gjate luftes se Dyte Boterore .Per kete event ai per veç intervistes na dergoj dhe foto origjinale te familjeve hebreje ne Delvine, te cilat se bashku me foto dhe shkrime te tjera per bllokun e pare te aktivitetit u ekspozuan ne koridorin e Bashkise per te pranishmit ku dy punonjeset e QKF znj. Mirjana Islamaj dhe Besmira Biro i komentuan ato. Djali i Pepos nga SHBA qe kontriboj quhet Nessim Kohen.

Ne kete aktivitet u prezantuan edhe tre pjese letrave te interpretuara shume mire nga tre nxenese, Artemisa Zaro, Olta Sulejmani dhe Bora Anagnosti vajza e Pastor Sotir Anagnostit antare bordit te ICEJ
ALBANIA.

Per publikun moment relaksuese ishte interpretimi nga orkestrina e QKF me drejtues Violinistin Genti Xuxi, te pasuar nga Evi Mano, Kristjana Shqevi, nga Fredi Camandioti ne trompon, Dashamir Muhamuçi
ne saks dhe Malo Murtaj ne klarinete.i nje pjese muzikore i shkeputur nga filmi ” Lista e Shlinderit” nga Jon Ëilliams. Materialet, filmike, inserte t, intervistat e pergatitura nga skenaristi dhe moderatori i aktivitetit z. Vladimir Kodhelaj i dhane temp aktivitetit dhe u priten me interes nga publiku.

 

 

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023