Golda Meir, “Zonja e Hekurt” e Izraelit

E vetmja kryeministre femër dhe një nga themelueset e Shtetit të Izraelit


Katërmbëdhjetë kryeministra kanë shërbyer nga themelimi i Shtetit të Izraelit, më 14 maj 1948 dhe deri tani, nga i pari, David Ben-Gurion, dhe aktuali, Benjamin Netanyahu.

Por, midis tyre, e vetmja kryeministre femër është Golda Meir (3 maj 1898 – 8 dhjetor 1978), një nga themelueset e shtetit të Izraelit dhe i katërti kryeministër sipas radhës.

Golda Meir konsiderohet si një nga liderët izraelitë më të fuqishëm të kombit të ri izraelit, apo si “Zonja e Hekurt” e politikës izraelite.

Ish-kryeministri David Ben-Gurion e quante Meir “burrin më të mirë në qeveri”. Golda portretizohej “gjysha e popullit izraelit”, kjo edhe për shkak të thinjave të saj.

David Ben-Gurion dhe Golda Meir

 

Golda Meir (e lindur me emrin Golda Mabovitch), më 3 maj 1898 në Kiev, Ukrainë, asokohe pjesë e Perandorisë Rus, ishte vajza e një karpentieri, Moshe Mabovitch. Ai emigroi në SHBA në vitin 1903, kur Golda ishte pesë vjeçe, dhe një vit më pas mori edhe familjen e tij në Viskonsin.

 

Golda mbaroi për mësuesi në Universitetin e Viskonsit, Milwaukee, ndërkohë që burri i saj i ardhshëm, Morris Meyerson, ishte një piktor tabelash.

Në vitin 1917, ajo dhe bashkëshorti, bënë “aliyah” (emigracion), duke u vendosur fillimisht në kibucin Merhavia (tip kooperative izraelite, ku të gjithë janë të barabartë dhe i ndajnë të gjitha të mirat materiale së bashku).

Golda, gjate punes ne kibuc

 

Golda mblidhte bajame, mbillte pemë, merrej me drejtimin e kuzhinës. E njohur për aftësitë e saj drejtuese, kibuci e zgjodhi si përfaqësuesen e tij në Histadrut, Federatën e Përgjithshme të Punës.

Në vitin 1924, çifti u largua nga kibuci, jetoi përkohësisht në Tel Aviv, përpara se të vendosej përfundimisht në Jeruzalem.

Në vitin 1928, Meir u zgjodh sekretare e Këshillit të Grave Punëtore dhe u zgjodh emisare në Shtetet e Bashkuara. Kur u kthye nga SHBA-ja, ajo pati disa poste kyçe në Agjencinë Hebraike.

Biografët e saj kujtojnë, se në janar 1948, kur financieri i Agjencisë Hebraike ishte i bindur se, Izraeli nuk mund të siguronte jo më shumë se shtatë apo tetë milionë dollarë nga komuniteti hebraik në Amerikë, Golda Meir shkoi në SHBA dhe siguroi 50 milionë dollarë, me të cilat u blenë armë në Europë për vendin e ri

Golda Meir ishte një nga 24 firmëtaret e Deklaratës së Pavarësisë së Izraelit, më 14 maj 1948.

 

Duke mbajtur pasaportën e parë të lëshuar nga shteti izraelit, Golda Meir u caktua Ministre e Plotfuqishme e Izraelit në Bashkimin Sovjetik. Më pas u zgjodh Ministre e Punës (1949) dhe Ministre e Jashtme (1956)

Golda Meir u zgjodh për herë të parë kryeministre e Izraelit, më 17 mars 1969, pasi më parë kishte shërbyer si Ministre e Punës dhe Ministre e Jashtme.

Golda dhe Presidenti i SHBA, Riçard Nikson

 

Ajo takoi shumë lider botërore, përfshirë presidentin amerikan Riçard Nikson, Papa Paul VI, kancelarin e Gjermanisë Perëndimore, Vili Brandt.

Gjatë periudhës së saj si Kryeministre ndodhën “Masakra e Munihut” gjatë Lojërave Olimpike të Munihut” (1972), ku një celulë terroriste palestineze, e quajtur “Shtatori i Zi” , mori peng dhe vrau 11 izraelitë, anëtarë të ekipit olimpik dhe Lufta e “Yom Kippur”, ku një koalicion i shteteve arabe, të udhëhequr nga Egjipti dhe Siria, sulmuan Izraelin nga 6 deri në 25 tetor 1973, dhe ku fitues doli Izraeli.

Golda dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit në vitin 1974, një vit pas lufëts së “Yom Kippur”.

Golda Meir vdiq, më 8 dhjetor 1978 nga lymphoma (një lloj kanceri në gjak), në moshën 80-vjeçare.

 

Golda është nderuar me shumë çmime për kontributin e saj special për shoqërinë dhe Shtetin e Izraelit. Ajo është portretizuar në filma dhe teatër, ndërsa vetë Meir ka shkruar tre libra, midis tyre “Jeta ime” (1975).

Sheshi Golda Meir, ne Nju Jork

 

Ka shumë rrugë, sheshe, shkolla me emrin e saj, në Izrael, SHBA, Brazil, etj,  ndërkohë që portreti i saj është në kartmonedhën 10 shekel.

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023