Për herë të parë, Izraeli dërgon një grup nanosatelitësh në hapësirë


Izraeli për herë të parë në botë do të dërgojë një grup të nanosatelitëve në hapësirë.

Technion i Haifa dhe Israel Space Agency bënë të ditur se në vitin 2018, Izraeli do të dërgojë në hapësirë tre satelitë xhuxh.

Përmasat e satelitëve janë 10x20x30 cm, thuajse përmasat e një kutie këpucës, dhe secili peshon 8 kg.

Objektivi i projektit është të dëshmojë se një grup satelitësh mund të fluturojë si një formacion i kontrolluar për një vit në orbitë dhe me një lartësi rreth 600 kilometra.

“Teknologjia izraelit është duke hapur rrugë të reja dhe duke dëshmuar kapacitetin e saj inovativ”, tha Ofir Akunis, Ministri izraelit i Shkencës dhe Teknologjisë.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

Satelitët do të përdoren për të marrë sinjale nga Toka, dhe për të kalkuluar pozicionet e burimit të transmetimit për operacionet e kërkimit, ndihmës dhe monitorimit të ambientit.

Secili nga nanosatelitët do të ketë një marrës sinjali dixhital, një nga marrësit më kompleks të projektuar ndonjëherë për një nanosatelit.

Sistemi i përpunimit të informacionit satelitor dhe algoritmi që do të kontrollojë formacionin e nanosatelitëve do të jetë i pari i këtij lloji në botë, shkruan Siliconwadi.it.

Hedhja e nanosatelitëve në hapësirë do të kryhet nga ndërmarrja holandeze e specializuar në këtë fushë, Innovative Solutions In Space.

.

 

 

Lexo më shumë

Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Shqipëria, bashkëpunim me Izraelin në fushën e informacionit gjeohapësinor

Drejtore e Përgjithshme e ASIG, Vilma Tomço takim me drejtuesen e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, Shimrit Maman.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023