Shtëpi inteligjente dhe të sigurta për të moshuarit, kontribut i një kompanie izraelite


“Smart Home” (Shtëpi inteligjente) dhe shtëpi të sigurta për të moshuarit.

Ky është kontributi i një kompanie izraelite. Essence Group, një kompani izraelite që merret me mbrojtjen e shtëpisë, po zgjerohet në sektorët mjekësorë dhe të Smart Home (Shtëpitë inteligjente).

“Essence”, një nga 50 eksportuesit më të mëdhenj izraelitë, funksionon prej 24 vjetësh.

Kompania ka 750 punonjës dhe ka shitur deri tani 20 milionë sisteme, shumë prej të cilave janë prodhuar në fabrikën pranë Ofakim.

Suksesi i Essence bazohet në sensorë dhe sisteme alarmi për sigurinë e brendshme.

Në vitet e ardhshme, Essence shpreson të zgjerohet në tregun mjekësor, kryesisht të përkushtuar ndaj të moshuarve, gjë që u lejon atyre të vazhdojnë të jetojnë – edhe nëse janë vetëm –  të qetë dhe të sigurt në shtëpinë e tyre.

“Aktualisht ne kemi një të katërtën e tregut për sistemet e alarmit në Europë nëpërmjet një klienti shumë të madh në Spanjë, që tregton kryesisht në Evropë, dhe ky është biznesi ynë kryesor tani,” thotë Yossi Graff për Globes.

Bëj "like" dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com
Bëj “like” dhe ndiq lajmet e fundit nga Izraelisot.com

“Në Smart Home menaxhojmë shtëpinë nga pikëpamja e energjisë dhe ndriçimit të zgjuar. Filluam në vitin 2003 me një përpjekje të rëndësishme bashkëpunimi me Nokia. Ne lehtësojmë lidhjen me pajisje të ndryshme përmes sistemeve softuerike të menaxhimit të shtëpisë si Alexa, Nest dhe Apple Watch”, shton Yossi Graff.

https://www.facebook.com/doncafehouse/

Qëllimi i kompanisë është tani mosha e tretë. Përmes analizës dhe kuptimit të nevojave të të moshuarve, Essence dëshiron të zhvillojë produkte të dedikuara për ata. Pajisjet për të parandaluar rrëzimin, sistemet emergjente, GPS dhe akoma shumë më tepër

Me kalimin e viteve, gjithnjë e më shumë të moshuar po përdorin smartfonë dhe kjo e bën shumë më të lehtë zhvillimin e këtyre sistemeve dhe aplikacioneve.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023