Hapet ambasada izraelite ne Tirane


Tirane,  3 gusht 2012 – 21 vjet pas vendosjes së marrëdhenieve diplomatike me Shqipërine, Izraeli vendosi të hapë ambasadën e parë në Tiranë, duke zgjedhur të perfaqesohet nga zevendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Avigdor Lieberman.

Ne ceremonine e inaugurimit, e zhvilluar ne masa te larta sigurie, ajo qe ra ne sy me shume sesa prania e politikaneve me te rendesishem, ishte prania e perfaqesuesve te klerit mysliman.

Nje fakt ky qe eshte vene ne dukje me krenari nga numri dy i qeverise izraelite. Avigdor Lieberman tha se per Izraelin, hapja e nje misioni te ri diplomatik eshte gjithmone nje arsye per te festuar, por kjo eshte veçanerisht e vertete, kur nje mision i tille hapet ne nje vend si shqiperia, i cili eshte nje vend anetar i NATO-s dhe ka nje popullsi me shumice myslimane.

Shqiperia e ka njohur Izraelin qe ne vitin 1949, por vetem 21 vitet e fundit, marredheniet mes dy vendeve jane karakterizuar nga fryma e miqesise dhe bashkepunimit.

“Kur isha student ne ish-Bashkimin Sovjetik, nese dikush do te me thoshte se nje dite une do te hapja ambasaden e Izraelit ne Tirane, si minister i Puneve te Jashtme te Izraelit, une natyrisht do t’i thosha qe je i çmendur. Kjo ishte dicka e pabesueshme. Po kjo tregon sesa shume ndryshon bota moderne, sesa dinamike eshte situata, sesa dinamike jane marredheniet. Ne duhet ta ndjekim kete dinamike dhe ne duhet te kontribuojme per te permiresuar marredheniet tona, per te permiresuar kushtet per njerëzit dhe vendet tona. Keshtu qe edhe nje here faleminderit zoti kryeminister, faleminderit te gjitheve per përpjekjet tuaja dhe per miqesine tuaj”, tha ministri izrealit.

“Në një mjedis armiqësor ndaj tij, në të cilën antisemitizmi përdoret si doktrinë për të konsoliduar regjimet opresive dhe si një atavizëm i një trashëgimie të shkuar, Izraeli u bë shembull i zhvillimit demokratik dhe potencialeve të mëdha të lirisë dhe fakti që ju, zoti Lieberman, një ish student në Bashkimin Sovjetik jeni sot, këtu, si Zëvendëskryeministër i këtij shtetit, për të hapur ambasadën e vendit tuaj në Tiranë. Kjo është mrekulli e lirisë në tërësi dhe e vendit tuaj në veçanti”, tha Berisha.

Shqiperia ka njohur edhe shtetin e Palestines, por kjo nuk e pengoi qeverine e kryeministrit Berisha nje vit me pare te mos mbeshteste tentativen e njeanshme te Autoritetit Palestinez per t’u anetaresuar ne Kombet e Bashkuara.

Aktualisht, Shqiperia dhe Izraeli po bejne perpjekje, qe perveç forcimit te lidhjeve politike, te konsolidojne edhe marredheniet ekonomike me pranin e biznesit izraelit ne Shqiperi. Keto peprjekje nuk mbeshteten vetem nga qeveria, pasi edhe opozita ka shfaqur te njejtat qendrime, gje qe u konfimua gjate takimit mes ministrit Lieberman dhe kreut te partise Edi Rama, i cili e ka siguruar numrin dy te qeverise izraelite se Partia Socialiste mbeshtet dhe ka vemendje te posacme per zhvillimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe shtetit te Izraelit.

/ Top Channel

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023