Izraelitët, tani një orë më pak punë në javë, paga mbetet e njëjtë


Duke filluar nga muaji i ardhshëm, java e punës në Izrael do të shkurtohet me një orë deri, duke arritur kështu në 42 orë, në përputhje me një urdhër shtyrjeje të nënshkruar nga Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shërbimeve Sociale, Haim Katz, pak kohë më parë.

Urdhri zbatohet pas marrëveshjes së arritur nga kryetari i “Histadrut” (Federata e Përgjithshme e Punës në Izrael), Avi Nissenkorn, me punëdhënësit në ekonominë në tërësi.

Shkurtimi i javës së punës u bë i mundur falë një marrëveshje kolektive të përgjithshme të arritur një vit më parë midis Nissenkorn dhe Presidentit të Shoqatës së Prodhuesve të Izraelit, Shraga Brosh. Marrëveshja u miratua dy muaj më parë nga Ministri i Financave, Moshe Kahlon, shkruan portali izraelit, Globes.co.il.

Ndryshimi që do të hyjë në fuqi më 1 prill do të jetë pa ndonjë reduktim në pagë, dhe prej asaj date  paga për orë llogaritet në bazë të 182 orëve të punës në muaj në vend të 186 orëve si aktualisht. Kjo do të thotë një rritje në normën orë për punëtorët me pagë minimale.

Kjo është hera e parë që nga viti 1995 që punëtorët në Izrael kanë përfituar nga një shkurtim në orët e punës. Kjo do të thotë që izraelitët do të punojnë 50 orë më pak në vit, pa humbur pagën. Dita më e shkurtër e punës çdo javë do të përcaktohet nga punëdhënësit, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e punonjësve.

“Ky veprim përmirëson balancën midis punës dhe kohës së lirë dhe është një hap i parë i rëndësishëm drejt qëllimit të një jave pune prej vetëm 40 orësh në Izrael”, citohet kryetari i Histadrut, Avi Nissenkorn.

Lexo më shumë

Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Shqipëria, bashkëpunim me Izraelin në fushën e informacionit gjeohapësinor

Drejtore e Përgjithshme e ASIG, Vilma Tomço takim me drejtuesen e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, Shimrit Maman.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023