Refugjatët hebrenj të dëbuar nga vendet arabe


Historia e popullit hebre ka njohur shumë vuajtje në historinë e tyre, por një nga dramat më të mëdha është largimi i tyre nga vendet arabe, ku jetonin qe prej 2 mije vitesh. “Refugjatët hebrenj nga vendet arabe”, titullohet ekspozita që do të hapet më 18 maj në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës Izraelite në Tiranë. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun në  Muzeun Historik Kombetar, ndërsa 27.al ka siguruar disa foto të saj që sjellin prova se hebrenjtë banonin në ato vende para se të detyroheshin të largoheshin.

Fotoja kryesore tregon një familje hebreje nga Jemeni duke ecur nëpër shkretëtirë për në një kamp refugjatësh të ndërtuar nga amerikanët pranë Aden.

Besohet se më shumë se 850 mijë hebrenj janë dëbuar nga këto vende pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht pas krijimit të shtetit të ri Izraelit në 1948-ën.

Vendet arabe, të cilat kurrë nuk e pranuan deklaratën e OKB-së për krijimin e një shteti hebre, detyruan hebrenjtë që jetonin në territoret e tyre të largohen nga shtëpitë e tyre, duke lënë pas pasuritë e tyre. Në disa raste dëbimet u shoqëruan me masakrat dhe dhunë ndaj hebrenjve.

“Toka e Izraelit ishte vendlindja e Popullit Hebre më shumë se tre mijë vjet më parë. Që nga kohët e lashta, qendra të qytetërimit hebraik janë themeluar në shumë pjesë të rajoneve fqinje. Komunitetet hebreje të rëndësishme kanë ekzistuar në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Babiloni, Levant, Gadishulli Arabik, Jemen dhe Gjirin Persik për më shumë se 2000 vjet, shekuj përpara ardhjes së Islamit dhe pushtimit arab”, shkruhet poshtë dy prej fotove që tregojnë një grua hebreje në tokën islamike dhe një doktor hebre me veshje që i përkasin shekullit të 17-të./27.al

Lexo më shumë

Spiropali pret ambasadoren e Izraelit: Shqipëria, lidere rajonale në luftën kundër antisemitizmit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali priti në kryesinë e Kuvendit, ambasadoren e shtetit të Izraelit, Galit Peleg.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Shqipëria, bashkëpunim me Izraelin në fushën e informacionit gjeohapësinor

Drejtore e Përgjithshme e ASIG, Vilma Tomço takim me drejtuesen e Shërbimit të Imazheve Tokësore dhe Planetare, Shimrit Maman.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023