Nishani, pritje per festen hebraike Hanukah


Tirane, 4 dhjetor 2013 – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, jep në mbrëmje në ambientet e Presidencës, një pritje me rastin e Festës tradicionale hebraike, Hanukkah.
Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti Nishani u shpreh se “Festivali i Dritave na kujton çdo vit se lufta, që nga kohët e shkuara, për liri fetare, nuk ka përfunduar ende. Nga koha e Makabenjve të lashtë deri tani, tiranët janë munduar t’u mohojnë njerëzve shprehjen e lirë të besimit të tyre dhe të drejtën e ligjshme për të jetuar të lirë. Hanukkah simbolizon luftën heroike të të gjithë popujve, që duan ta mundin shtypjen dhe mrekullinë që mund të bëjnë ata, të cilët janë të mbushur me besim dhe kurajë”.
Historia e Hanukkah-s, tha Presidenti Nishani, “na kujton gjithashtu se besimi dhe këmbëngulja janë shtysa të fuqishme, të cilat na mbështesin në kohë të vështira dhe na ndihmojnë të kapërcejmë mosmarrëveshjet më të mëdha e të jetojmë në paqe e harmoni”.

Ky festim merr një kuptim të veçantë në Shqipëri, ku harmonia dhe liria fetare janë në themel të kombit dhe demokracisë, tha Presidenti.

Kreu i shtetit përkujtoi se “Hanukkah nuk është vetëm kohë për të kremtuar besimin dhe traditat e popullit hebre, por momenti i përshtatshëm, që të gjithë njerëzit e feve të ndryshme të kremtojnë aspiratat e përbashkëta”.

Duke përshëndetur bashkësinë e vogël hebreje në Shqipëri, Nishani tha se “popujt dhe vendet tona i lidh një miqësi dhe mirëkuptim me rrënjë shekullore, të cilat u farkëtuan veçanërisht gjatë periudhës së errët të Holokaustit”.

Në këtë pritje festive Ambasadori i Shtetit të Izraelit, z. Cohen dhe Rabini Joel Kaplan falënderuan Presidentin e Republikës dhe Zonjën e Parë që ndërmorën nismën për të festuar Hanukkan në Presidencë dhe theksuan harmoninë që ekziston mes dy popujve tanë.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023