Sulmet kibernitike, kompania polake kërkon ndihmën e Izraelit
Polskie SIECI ELEKTROENERGETYCZNE nënshkruan marrëveshje me Korporatën Elektrike të Izraelit
Kompania polake e energjisë elektrike, Polskie SIECI ELEKTROENERGETYCZNE, kërkon Izraelin si një “partner në luftën kundër sulmeve kibernetike”.
Korporata Elektrike e Izraelit (Israel Electric Corporation) ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë polake të energjisë elektrike, sipas së cilës Izraeli do të ofrojë ndihmë dhe teknologji për kompaninë polake për të mbrojtur infrastrukturën e saj elektrike kundër sulmeve të hakersave.
Marrëveshja u arrit nën patronazhin divizionit të Sigurisë Kiberntike të Institutin e Eksporteve të Izraelit (Israel Export Institute).
LEXO EDHE
Ishte Polonia që filloi kontakte me Institutin e Eksporteve të Izraelit, duke kërkuar ndihmë në mbrojtjen e infrastrukturës së saj nga sulmet kibernetike, tha organizata izraelite.
Sipas medieve izraelite, kompania polake ka vizituar rreth 10 kompani kibernetike të sigurisë në internet. Kompania polake, me rreth 40 milionë klientë, shpreson të shmangë sulmet nga hakersat, duke kërkuar ndihmën e Izraelit.
Dobësia e rrjeteve të infrastrukturës është një çështje kritike në fushën e sigurisë kompjuterike.
Kohët e fundit kompania izraelite, RadiFlow, zbuloi se një “hacker” kishte ndërhyrë në një kompanie evropiane të ujit, shkruan Siliconwadi.it.