Ata rrezikuan jetën e tyre


Monika Shoshori STAFA

Shumë pak njerëz e dinë se mes shumë vendeve të pushtuara nga Rajhu i Tretë gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945), vetëm në Poloni, ndryshe nga çdo vend tjetër në Europë, të gjithë ata të cilët ndihmonin në shpëtimin e jetëve të çdo hebreu, besimtar apo të lindur madje dhe gjysmë hebre, dënoheshin kategorikisht me vdekje. Ky njoftim u shpërnda gjerësisht në vend nga autoritetet pushtuese. Dhe çfarë e bën atë një dënim edhe më kërcënues ishte se më së shumti, ai iu imponua jo vetëm atyre që rrezikonin jetën tek shpëtonin hebrenjtë e frikësuar, por edhe familjarëve të tyre, fqinjëve. Nazistët në kësi rastesh, madje nuk kursyen as fshatra e qytete të tëra. Sepse gjermanët besonin në përgjegjësinë kolektive, dhe kështu nisën eliminimin e qindra polakëve e sllavëve njëherësh, duke i kthyer ata në popullsinë më të terrorizuar pas hebrenjve dhe ciganëve. *** Në nder të tyre, Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë, nën kujdesin e veçantë të ambasadorit z. Marek Jeziorski, ditën e hënë, më datë 28 shtator, në orën 12:00, në Muzeun Historik Kombëtar çel ekspozitën me titull, “Ata rrezikuan jetën e tyre – Polakët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”. Çelja e kësaj ekspozite bëhet për të rrëfyer fenomenin e atyre që rrezikuan jetën e tyre në mbrojtje të hebrenjve. Aty pritet të ekspozohen historitë e tyre, portretet dhe motivimet, si në kontekstin historik, ashtu dhe në atë rrethanor, si dhe shkallën e nivelit të dhënies së ndihmës. Ekspozita është bazuar në një koleksion unik të dëshmive të atyre që gëzojnë titullin “Fisnikë mes Kombesh”, po aq sa dhe nga të mbijetuarit e Holokaustit.

Afërsisht tre milionë polakë të krishterë humbën jetën nga ekzekutimi, tortura, uria, apo punët e detyruara në më shumë se 2.000 burgje dhe kampe përqendrimi të ngritura gjatë Rajhut të Tretë. Në Poloni, pushtuesit përndoqën jo vetëm inteligjencën e vendit dhe kundërshtarët politikë të regjimit të ri, por të gjithë liderët e mundshëm të opozitës, duke përfshirë edhe fshatarët e thjeshtë.

Me miliona u dëbuan për në Gjermani me punë të detyruar. Qindra mijë hebrenj dhe polakë së bashku, u deportuan drejt provincave perëndimore, atje ku u ndërtua kampi i shfarosjes në Aushvic.

Pikërisht këtu, rreth 80.000 polakë u vranë. Më 22 gusht 1939, një javë para sulmit të ushtrisë së tij në Poloni, Hitleri nxiti popullin gjerman nën sloganin: “Vrisni pa mëshirë të gjithë burrat, gratë dhe fëmijët polakë. Vetëm në këtë mënyrë, ne mund të fitojmë hapësirën e nevojshme territoriale, për të cilën kemi nevojë”.
Në vitin 1988, Prokurori i Përgjithshëm, Waclaw Bielawski, nga Komisioni kryesor për Hetimin e Krimeve kundër polakëve, hartoi ​​një listë me emrat e 1.181 polakëve që ishin ekzekutuar, sepse kishin ndihmuar në shpëtimin e jetës së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në vitin 1997, një komision i ngritur nga Instituti i Kujtesës dhe Shoqata “Fisnikë mes Kombesh” në Varshavë, nxori në botim pjesën e tretë të serisë “Ata të cilët ndihmuan: Polakët që shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit”. Publikimi përfshiu emrat e më shumë se 5,400 polakëve, të cilët u bënë të njohur nga Instituti “Yad Vashem” në Izrael.

Kontingjenti më i madh i atyre polakëve që shpëtuan hebrenjtë prej terrorit nazist, përfshinte shumëllojshmëri të gjerë individësh me profesione të ndryshme apo dhe aktivistëve të organizuar për këtë qëllim, si Irena Sendler (punonjëse sociale, e cila ka shërbyer gjatë rezistencës në Varshavë, duke shpëtuar 2.500 fëmijë hebrenj); Jan Karski (i cili u raportoi qarqeve ndërkombëtare mbi gjendjen e terrorit ndaj hebrenjve në Poloninë e pushtuar); Tadeusz Pankiewicz (farmacist nga Krakovi), Henryk Sławik (punonjës social); Rudolf Weigl (shkencëtar); Stefan Korboński (politikan), Motra Bertranda (murgeshë katolike); Eryk Lipiński (artist); Franciszek dhe Magdalena Banasiewicz (piktori dhe gruaja e tij); Irena Adamowicz (sportiste); Maria Kotarba (luftëtare e rezistencës); Józef dhe Wiktoria Ulma (familje fermerësh, vrarë së bashku me gjashtë fëmijët e tyre, sepse kish ndihmuar hebrenjtë); Leopold “Poldek” Socha (inspektor kanalizimesh, fshehu një grup hebrenjsh në një cep të largët në kanalizimet e Lvivit); dhe shkrimtari e aktivisti, Zofia Kossak-Szczuck.

Zakonisht ata që u ekzekutuan gjatë kohës që mbronin hebrenjtë, nuk e mbajnë titullin “Fisnikët”. Ata u vranë pothuajse me hebrenjtë që ata ushqyen, dhe që këtej pa dëshmitë e hebrenjve të shpëtuar për ta, nuk mund të provohej gjë. Shpëtimi i hebrenjve gjatë kohës së Luftës ishte një mision vërtet shumë i vështirë, pasi rreth 85% e hebrenjve të Polonisë, nuk e flisnin gjuhën polake dhe në shumë raste, hebrenjtë dalloheshin nga pamja e tyre.

Kështu jeta rrodhi dhe Polonia, nën regjimin e imponuar sovjetiko – komunist që zgjati nga 1948 deri në vitin 1989, shkëputet nga Perëndimi. Polakët humbën kontaktet me hebrenjtë që kishin shpëtuar, shumica e të cilëve u larguan nga vendi. Shumë polakë hebrenj u detyruan të ndryshonin identitetet nën pushtimin komunist, por edhe ata që u larguan jashtë vendit. Tanimë, dukej se me Perëndimin ishte e rrezikshme të ruaje korrespondencën.

Historitëefisnikëvejanënjë shembull i ndritshëmisakrificësmëvetëmohuese, që tejkalon madjenëheroizmine vet edhe heroizmin e tëgjithëushtarëvenë fushën e betejës, të cilët ne i përkujtojmë çdonëntor. Në fakt, detyra eushtarit është të luftojë; ainukmund të refuzojë, sepse aimbështetet nga një formacion i plotë ushtarak dhepërpjekjet e tijjanë kryesishttë kufizuara nëbetejatqë u dihet fillimi, por dhe fundi, qartësisht.

Atij i jepet madje dhe ushqim, furnizime në armë dhe gjithçka tjetër që ai ka nevojë. Por ata që shpëtuan jetë njerëzish në Shqipëri, Poloni e kudo ku ishin, nuk kishin asnjë ndihmë. Më së shumti të dëbuar nga fermat e tyre, fabrikat, bizneset, zyrat dhe madje edhe shtëpitë, praktikisht ata e kishin të pamundur të fitonin jetesën.

E që këtej ata nuk kishin asnjë detyrim ligjor të rrezikonin jetën e tyre dhe mbi të gjitha të familjeve apo fqinjëve. Ndihma e tyre ndaj këtyre jetëve, shpesh zgjati me ditë dhe net, javë, muaj e vite, gjithmonë në fshehtësi e gjithmonë në rrezik drejt zbulimit.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023