Biçakajt, fisnikët shqiptarë që shpëtuan 26 hebrenj nga Holokausti

Mefail dhe Njazi Biçaku nga Librazhdi jane vleresuar nga “Lidhja Izraelite kunder racizmit”-nje organizate e hebrenjve ne SHBA, pasi gjate periudhes se luftes, familja Biçaku strehoi ne shtepine e saj 26 hebrenj.



Nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Dy shqiptare jane nderuar kete vit me çmimin e mirenjohjes, per ndihmen dhe perkrahjen qe i kane dhene hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne 17 janar, diten Nderkombetare te te Mbijetuarve (International Rescuers Day), Mefail dhe Njazi Biçaku nga Librazhdi jane vleresuar nga “Lidhja Izraelite kunder racizmit”-nje organizate e hebrenjve ne SHBA, pasi gjate periudhes se luftes, familja Biçaku strehoi ne shtepine e saj 26 hebrenj.

Kjo organizate e fuqishme e hebrenjve ne Amerike, me qender ne Nju Jork, prej dy vjetesh nderon me nje çmim mirenjohjeje te gjithe ata njerez. qe gjate Luftes se Dyte Boterore fshehen hebrenjte, duke u shpetuar atyre jeten. Vitin e pare te themelimit te ketij çmimi, ne 2005, organizata nderoi ish-ambasadorin kinez ne Vjene(Austri) dr. Feng Shan Ho, per dhenien e vizave hebrenjve, duke i shpetuar ata prej Holocaust-it. Per vitin 2006, ky çmim iu dha dy belgeve, nene e bije, Liliane Gaffney dhe Germaine Belline, te cilat edhe ato gjate Holocaust-it, shpetuan duke strehuar ne shtepine e tyre 30- jete hebrenjsh. Ndersa kete vit, Fondacioni i Femijeve te Shpetuar nga Holocausti, ADL, thote, se eshte i lumtur, qe ne kete ndarje çmimi, ne diten “Nderkombetare te Mbijetuarave” te nderoje dy shqiptare anetare te familjes Biçaku.

Nje rol te rendesishem per dhenien e ketij çmimi, familjes Biçaku ka luajtur edhe shoqata e grave shqiptare ne Amerike “Motrat Qiriazi” dhe presidentja e saj, dr. Ana Kohen. Gjate ceremonise se dhenies se çmimit folen: Rachelle Goldstein, n/presidente e organizates “Lidhja Izraelite Kunder Racizmit”; producentja e flimit “Illyria”, Myriam Abramovic; Dr. Ana Kohen; dhe ambasadori shqiptar ne SHBA Ardian Neritani. Per te pranishmit u shfaqen edhe sekuenca nga disa dokumentare filmike. Ne salle ishin te pranishem edhe perfaqesues te shoqates se miqesise Izrael-Shqiperi; grupe lobistesh shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi – presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Keshilltarja e Çeshtjeve Ballkanike, Shirli Cloyes-DioGuardi; kreret e komunitetit; emigrante nga e gjithe hapesira shqiptare ne SHBA; poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste. Nderkohe nuk mungonin edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Kombet e Bashkuara dhe gazetare te medias amerikane.

Hebrenjte ne shtepine e Biçakajve
Duke marre kete çmim mirenjohje, i biri i Mefail Biçakut dhe vellai i Njazi Biçakut, Muhamet Biçaku e vleresoi si nje nder te veçante marrjen e ketij çmimi. “Ky eshte nje rast i rralle ne bote, pasi babai dhe vellai im megjithese shume te varfer vune ne plan te pare mbrojtjen e ketyre njerezve te pafajshem, te cilet ishin te kercenuar nga nazizmi gjerman, duke i strehuar ata ne shtepine tone per disa kohe” – theksoi Biçaku.

Historia me hebrenjte ne fshatin Qarrishte fillon ne shtator te vitit 1943. “Dimri ishte teper i ashper, sidomos ne kete zone te larget malore dhe binte shume debore” – kujton Muhameti. Per jave te tera 26 hebrenjte u strehuan ne dhomat e shtepise se Biçakajve, duke fjetur bashke ne ato pak dhoma dhe duke ngrene ato pak gjera qe kishte familja; kryesisht buke misri, gjize dhe pasterma (mish te thare). “Por miqte ishin ne bese. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun te shenjte dhe ata nuk mund te dorezoheshin ne çfaredo rrethane qe te ishin”, -rrefen Muhameti, i cili ne ate kohe ishte rreth te 20-ave. “Nuk pranonin te rrinin pa punuar, megjithese miku sado gjate te jete mysafir, ne baze te kodit zakonor nuk duhet kurrsesi te punoje” – vazhdon Biçaku.

Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetesh qendrimi ne fshehtesi, 26 hebrenjte mund te leviznin dhe te iknin nga Qarrishta e larget. Ndarja nuk ishte aspak e lehte, madje e dhimbshme, pasi te gjithe ishin familjarizuar me njeri-tjetrin. Njeri nga hebrenjte, Majo Aurest, qe tani jeton ne Argjentine, ka madje nje kujtim teper te rralle nga Qarrishta dhe Shqiperia. Gruaja e tij lindi nje vajze aty ne shtepine e Biçakajve. Megjithate, hebrenjte qe u strehuan ne Qarrishte u shperndane neper bote; dikush ne Rusi, nje tjeter ne Argjentine, disa ne Amerike dhe vetem Rafael Faragi eshte sot ne Haifa te Izraelit, ne atdheun e hebrenjve.

Lidhja e Bicakajve me hebrejt, denimi nga diktatura

Te strehonte hebrenjte nuk paskesh qene asgje per familjen Biçaku, perpara persekutimit te eger qe do t’i duhej te duronte per miqesine me ta nga regjimi i Enver Hoxhes. Mikpritja e rralle do t’i sillte peripeci te shumta dekada me pas…

Ne vitin 1960, nje leter e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe nje album me fotografi nga Argjentina e larget (nga vellezerit Auresti), te hapura e lexuar nga Sigurimi i Shtetit e perballin Mefailin e Biçakeve me hetuesine. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelite e ftohta u bene strehe per mikpritesin e hebrenjve. Per shkak te letrave dhe albumit nga Argjentina, ai u persekutua ne baze te nenit famekeq 55 (Agjitacion e Propagande) dhe u denua me 8 vjet burg, derisa humbi kujtesen dhe vdiq ne qeli nga torturat.

 

Hebrenjtë e “shqiptarizuar”

Dr. Anan Kohen tregon se si prinderit e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore u larguan nga Janina dhe u vendosen ne fshatin Trevllazen te Vlores, duke nderruar emrat. Keshtu, babai i saj qe quhej David mori emrin Daut, kurse nena Nina u be Bule, e po ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftes, atyre iu linden 4 femije. “Lindem ne nje qytet mjaft piktoresk, ne Vlore”, kujton Kohen, e cila mesa duket eshte perpjekur sadopak te ‘shlyeje’ mikpritjen shqiptare te atyre viteve.

E nderuar nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu me medaljen “Per merita te veçanta civile”, “per kontribut te vyer ne ndihme te popullsise shqiptare, ne periudhen e krizes humanitare kosovare; per ndihmese te çmuar dhene emigranteve shqiptare te sapovajtur ne SHBA”, (akorduar ne 13 Janar 2004, me propozim te Ministrise sone te Jashtme), Ana Kohen, Doktore kirurge stomatologe, qytetare amerikane me origjine izraelite, thote: “Perkushtimi ndaj vendit tone, ne te cilin ka kaluar nje pjese te jetes se saj, do te jete i pakursyer dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen”.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023