Playtech kërkon të blejë Snaitech për 1 miliard dollarë
Kompania e lojërave të fatit është në pronësi të miliarderit izraelit Teddy Sagi
Playtech Plc, kompania britanike e teknologjisë së lojërave të fatit në pronësi të miliarderit izraelit Teddy Sagi, ka ofruar blerjen e firmës italiane të basteve dhe lojërave, Snaitech SPA, për një total prej 846 milionë euro (rreth 1.05 miliardë dollarë) në para dhe borxhe në dy faza.
Kompania tha se ka arritur një marrëveshje me disa aksionerë të Snaitech për të blerë rreth 70.6 për qind të kompanisë. Pas përfundimit të blerjes, Playtech, e cila ka qendrën në Britaninë e Madhe do të bëjë një ofertë të detyrueshme për aksionet e mbetura në firmën italiane.
Marrëveshja do të ndihmojë Playtech të krijojë një prani të fortë në Itali, e cila është “tregu më i madh dhe në rritje i lojrave në Evropë” dhe një fragment i cili është relativisht i pazhvilluar në internet.
Në 2017, Snaitech krijoi rreth 890 milionë eurosh të ardhura, tha Playtech.
Blerja e aksioneve do të rrisë ndjeshëm përzierjen e të ardhurave në Playtech, me 78% të të ardhurave për grupin e përbashkët që vjen nga tregjet e rregulluara, tha deklarata.