Nga Izraeli vjen algoritmi që identifikon përdoruesit e rremë në rrjetet sociale

Kërkuesit izraelitë kanë zbuluar një metodë për të zbuluar llogaritë e rreme në shumicën e rrjeteve sociale, përfshirë Facebook dhe Twitter.


Kërkuesit izraelitë të Universitetit Ben-Gurion të Negevit, me qendër në Be’er Sheva, kanë zbuluar një metodë për të zbuluar llogaritë e rreme në shumicën e rrjeteve sociale, duke përfshirë Facebook dhe Twitter.

Në zhvillimin e algoritmit, studiuesit izraelitë u mbështetën nga kolegët e tyre të Universitetit të Uashingtonit në Seattle.

Sipas studimit të tyre, të publikuar në revistën “Social Network Analysis and Mining”, metoda e re është bazuar në supozimin se llogaritë rreme kanë tendencë për të krijuar lidhje me përdorues të tjerë në rrjet.

Autorët të zbulimit të rëndësishëm janë Dima Kagan, kreu i studiuesve në departamentin e inxhinierisë së sistemeve kompjuterike dhe softwwareve i “Ben-Gurion University of Negev” (BGU), ish-student i doktoraturës në BGU, Michael Fire nga Universiteti i Uashingtonit dhe profesor Yuval Elovici, drejtor i Telekom Innovation Laboratories dhe Qendra për Hulumtim mbi Sigurinë e Informacionit dhe një anëtar i departamentit të inxhinierisë e kompjuterit dhe sistemet software në BGU.

“Ne kemi testuar algoritmin tonë në një grup të të dhënave të simuluara dhe reale në 10 rrjete të ndryshme sociale dhe ai ka punuar mirë në të dyja”, tha Dima Kagan.

“Në përgjithësi, rezultatet treguan se në një skenar të miqësisë reale është e mundur për të zbuluar njerëzit që kanë lidhje të forta miqësie dhe madje edhe përdoruesit e më shumë me qëllim të keq, edhe në Twitter. Metoda e jonë tejkalon metoda të tjera të zbulimit të anomalive dhe ne besojmë se ka një potencial të madh për një gamë të gjerë e aplikacioneve, veçanërisht në fushën e sigurisë së informacionit “thanë Kagan dhe Elovichi.

Algoritmi mund të përdoret gjithashtu për të zbuluar njerëz me ndikim në rrjetet sociale

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023