Rodkin: Bujqësia dhe turizmi, prioritet i investitorëve izraelitë në Shqipëri

Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan 6200 turistë izraelitë. Numri pritet të rritet ndjeshëm, me nisjen e fluturimeve direkte,Tel Aviv-Tiranë


Bujqësia dhe turizmi janë dy sektorë që shihen me prioritet nga investitorët izraelitë, të cilët deri tani janë kryesisht të përfshirë në investime jo direkte në Shqipëri. Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, i ftuar në emisionin “PërTëFol”, e vuri theksin tek problemet që e kanë penguar biznesin izraelit, pavarësisht interesit te shfaqur.

“Sipërmarrësit izraelitë janë të interesuar për të hyrë në tregun shqiptar, por ka disa pengesa, ndër të cilat burokracia apo ndryshimet e shpeshta ligjore, që i kanë frenuar. Disa prej tyre po punojnë me ekspertët ligjore, në përpjekje për të deshifruar e për t’u njohur me bazën ligjore se si të punojnë këtu. Por për të qenë i sinqertë, ky proces ka qenë paksa më i ngadaltë, nga sa e prisja, kur mora detyrën tre vite më parë në Shqipëri.”


Gjatë vitit që lamë pas, vendin tonë e vizituan 6200 turistë izraelitë, por ky numër pritet të rritet ndjeshëm, me nisjen e fluturimeve direkte, Tel Aviv-Tiranë në fund të muajit qershor, ose në ditët e para të Korrikut. Një tjetër arsye e rëndësishme për t’u njohur nga afër me Shqipërinë, lidhet me përfshirjen e një kapitulli të posaçëm në tekstet e historisë në Izrael, për strehimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore.

“Vitin e kaluar në programet mësimore të shkollave të mesme ne Izrael, aty ku flitet për Holokaustin është përfshirë një kapitull i veçantë edhe për Shqipërinë, për mbështetjen që kanë gjetur hebrenjtë në vendin tuaj.  Njohja me këto histori, do të jetë edhe një nga arsyet kryesore që izraelitët do kërkojnë të eksplorojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë dhe të takohen me shqiptarët që kanë kryer akte aq fisnike gjatë luftës së dytë botërore.”

Ndërkohë në pesë vitet e ardhshme, sipas Ministrisë së Turizmit, synohet dhjetëfishim i numrit të turistëve. Dafina Hysa/SCAN

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023